DURRËS – “Kur durrsakët dalin kështu det në shesh domethënë shumë thjesht, që ka katragjyshin e ka marrë lumi me gjithë partinë e tij familjare dhe pushtetin e tij të marrë fund”, tha Edi Rama në Durrës në fillim të një mitingu në prag të mbylljes së fushatës elektorale.
BERISHA I KA DUART ME GJAK TË PAFAJSHMISH
Rama ka kujtuar teorinë e duarve të pastra të Berishës dhe i është drejtuar: "Në 2005 thoshte: Shihni sa të pastra i kam duart, ma besoni mua drejtimin e këtij vendi, se do ta pastroj këtë vend? Po sot pse i fsheh duart? Ai e di se të gjitha vijat e atyre duarve janë të shënuara nga të gjitha mëkatet, fajet e këtyre 8 viteve; nga ato duar rrjedh gjaku i të pafajshmëve të Gërdecit dhe 21 Janarit, me vërshimin e korrupsionit, lulëzojnë gënjeshtrat, dështimet për premtimet e pambajtura dhe talljet e pafund me këtë popull".
AS BOTA NUK E DO MË SALIUN
Erdhi 2009 dhe meqë ju s’më doni mua, por më do bota tregonte takime ku e takonin dhe i takonte. Po tani ku i ka; ku është bota. Askush nuk denjon t’i japë më dorën, se është dora e një pushteti që për 8 vjet rrënoi Shqipërinë, dhe bota pret ndryshimin dhe një pushtet të ri dhe një Rilindje shqiptare. Duart s’i tregon dot, kokën s’e nxjerr dot, dhe na thotë: "Unë jam Sali Berisha". A thua se i kemi harruar emrin ne. A? Ti je Sali Berisha? Po mirë, largohu atëherë! A, ti je? Epo mirë s’kemi ç’të bëjmë. Ta dhamë një herë, ngele more 4, ta dhamë prapë dhe more 4. S’mund ta mbajmë më një katragjush, që vjen vërdallë dhe tregon përralla. Më votoni thotë se jam model. Modeli i kthimit të një republike në pushtetin e një familjeje, ky është modeli? I kthimit të shtetit në shpellën e Ali Babës me 40 hajdutë, ky është modeli?! Model i kënetave të baltës, ky është modeli?", ironizoi Rama kundërshatirn e tij.
RAMA: SALIU NUK E KA HABERIN SI JETOJNË SHQIPTARËT
“Ai nuk e ka haberin, se ku jetojnë shqiptarët, se çfarë heqin shqiptarët, se si e shtrojnë tavolinën e bukës shqiptarët, se si i çojnë shqiptarët në shkollë, se si jetojnë shqiptarët e zhytur në borxhe, se ç’do të thotë të jesh grua dhe të marrësh ujin në kurriz, të punosh me bel dhe me parmendë për të siguruar jetesën, të të vijnë e të të vrasin te oborri i shtëpisë, se ç’do të thotë të marrësh çifte për të mbrotjur shtëpinë tënde në fshat, të sëmuresh e mos kesh para të paguash doktorin, që për çdo injeksion infermierja të të shohë nga xhepi dhe doktori të të shohë nga xhepi", ka analizuar Rama gjendjen e shqiptarëve. Duke shtuar: "Ja pra, s'e ka haberin, se nuk e ka kuptuar, që i keni dhënë notën 4 për mandatin e parë, 4 për mandatin e dytë dhe duke kujtuar 44, të gjithë do votojnë 29-n", ka thënë Rama.
BERISHA, SULME PERSONALE
Kreu i PS tha se Berisha tashmë ka kaluar në sulme personale, duke shtuar se “dhe meqë nuk e ka haberin, haberi që do të marrë në 23 qershor është se: mirë që je i lodhur, por na lodhe dhe s’të mbajmë dot mbi shpinë. Merret me familjen time, shtëpinë time, me babanë tim, me gruan, me fëmijët, me kushërinjtë, shokët, miqtë dhe kolegët, njësoj si ata të famëkeqit sigurim që i shkonin nga mbrapa njerëzve dhe i bënin robotët e Partisë për shfaqjet e huaja”.
RILINDJEN NË DURRËS NGA AMFITEATRI
"Të dashur bashkëqytetarë, që siç e dini fort mirë, një pjesë të rrënjëve të mia i kam në këtë qytet të bekuar. Ku romakët ndërtruan amfiteatrin e tyre më të madh jashtë Romës, ku për turpin e tyre e kanë lënë një gërmadhë nga ku do fillojmë Rilindjen e Durrësit. Durrësi, porta më e madhe e Shqipërisë në Mesdhe", u shpreh Rama. Kryesocialisti u ndal sërish tek qeverisja me duar të pastra, duke i ftuar qytetarët të votojnë Partinë Socialiste, në mënyrë që Durrësi të ketë investimet e munguara në vite. Rama tha se problematikat, që ndeshin sot çdo ditë shqiptarët për punësimin, arsimimin, papunësinë, shëndetësinë etj; do të marrin zgjidhje më 23 qershor.
DURRËSI, KANTIERI MË I MADH I RILINDJES
"Ne do ndërtojmë kantierin më të madh të Rilindjes në Durrës", u premtoi Rama durrsakëve. "Ky është fjali imi më i gjatë në gjithë këtë fushatë. Por kjo është pamja më e mrekullueshme e gjithë kësaj fushate. Sot si asnjëherë më parë unë ndihem në shtëpinë time këtu në Durrës', ka thënë më tej Rama. “Janë duart e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë, që me programin e Rilindjes do t’i kthejnë Durrësit pamjen e tij. Janë duart, që me programin për Rilindjen do të shërojnë një e nga një të gjitha plagët e këtij qyteti. Durrësi e ka zgjedhur kryebashkiakun Vangjush Dako, por në 23 qershor do të votojnë edhe shërbëtorët e tij në parlament. Do të investohet në 4 vite aq sa nuk është bërë deri më tani për këtë qytet. Kreu i PS u ndal sërish tek procesi i legalizimeve, duke premtuar legalizimin falas të shtëpive, nëse PS do të qeverisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Flas për të gjithë ata që kanë ardhur nga zona të varfra dhe të ftohta për të gjetur një mundësi më të mirë jetesë. Ata kanë gjetur një emër për Kënetën, e quajnë Durrësi i ri, e kështu do ta quajmë kur të kemi mbaruar procesin e legalizimeve falas për të gjithë ato familje”, tha Rama.
RAMA: SISTEMI SHENDETESOR ESHTE I RRENUAR
Duke u ndalur tek problematikat që has sistemi shëndetësor në vend, Rama vuri theksin tek fenomeni i ryshfetit edhe për marrjen e shërbimeve shëndetësore.
“Ai nuk e ka haberin se ku jetojnë shqiptarët, se çfarë heqin shqiptarët, se si e shtrojnë tavolinën e bukës shqiptarët, se si i çojnë shqiptarët fëmijët në shkollë, se si jetojnë shqiptarët e zhytur në borxhe, se ç’do të thotë të jesh grua dhe të marrësh ujin në kurriz, të punosh me bel dhe me parmendë për të siguruar jetesën, të të vijnë e të të vrasin te oborri i shtëpisë, se ç’do të thotë të marrësh çifte për të mbrojtur shtëpinë tënde në fshat, të sëmuresh e mos kesh para të paguash doktorin, që për çdo injeksion infermierja të të shohë nga xhepi dhe doktori të të shohë nga xhepi. Ja pra, se ka haberin, se nuk e ka kuptuar, që i keni dhënë 4 për mandatin e parë, 4 për mandatin e dytë dhe duke kujtuar 44, të gjithë do votojnë 29. Nuk e ka haberin ç’do të thotë të paguash për çdo shërbim, e të jetosh sot në Shqipëri pa pasur një lidhje dhe pa pasur para për të blerë një vend pune.
KRUJA E SKËNDERBEUT, ME GURORE DHE GËLQERORE
Durrësi nuk është vetëm qyteti që ka det, që ka turizëm, dhe njerëz me vlera, pjesë e qarkut Durrës është edhe Kruja e Skënderbeut. Është sot i rrethuar nga tymrat e guroreve, gëlqeroreve. Dhe Kruja kërkon rilindje, dhe rilindje do të jetë. "Ne shqiptarët nuk jemi më pak të mençur, më pak punëtorë apo të ditur, se të tjerët rreth e rrotull, po ne kemi një problem për të zgjidhur dhe do ta zgjedhim në datën 23 duke zgjedhur numrin 29, duke u çliruar nga barra e një pushteti injorantësh, që e kanë bërë padrejtësisht Shqipërinë një vend pa bukë, pa ujë, pa drita, pa shpresë, pa punë”, u shpreh Rama.
VOTONI PA HATËR SI DURRSAKË
"Ky është qyteti që mendohet mirë, që nuk flet shumë, që të ndjek me vëmendje, por është qyteti që s’ta jep klasën me hatër. Ka njëzet e ca vjet që është kështu", tha Rama për Durrësin. Ai shtoi se "kush do vlerësimin e saktë, pa hatër, duhet të pyesë Durrësin; këtu është vlerësimi më i saktë, ku ai dhe partia e tij familjare do pësojnë disfatën e duhur për gjithë gënjeshtrat dhe zhgënjimet që i kanë shkaktuar Durrësit". Rama u ka kërkuar durrsakëve: "U them të gjithëve: Mos votoni si anëtarë partie, por si durrsakë, si pasardhës të atyre burrave të mençur, punëtorë, që padrejtësisht u thonin se "shifnin punën e tyre", por duke mos parë punën e tjetrit, durrsakët kanë ditur ta bëjnë mirë punën e tyre. Rrofshin banorët e Durrësit, çunat e Shijakut, çunat e Sukthit, çunat e bulevardit bashkë me gocat, çunat e Ishmit….Rrofshin gjithë nënat dhe motrat e këtyre çunave!", përfundoi fjalën e tij, Edi Rama.
Redaksia Online
(mag/es/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com