Rama: Berisha mashtroi të
përndjekurit, tani dhe i përbuz

Rama: Berisha mashtroi të<br />përndjekurit, tani dhe i përbuz
TIRANE- Në kogresin e forumit te grave socialiste, kryetari i PS-së u ndal dhe tek greva e të burgosuve politikë duke hedhur poshtë akuzat se greva është politike dhe e nxitur nga opozita. Sipas Ramës greva është përgjigje e talljes dhe përbuzjes së qeverisë Berisha i cili me gënjeshtra u mori votat dhe hartoi një ligj I cili nuk mund të zbatohet.

“Ajo është grevë urie për bukën e gojës. Atë grevë e ka nxitur dhe e mban gjallë tallja përbuzëse e Saliut ndaj të burgosurve politikë. Kryeministri i quan grevistët fundërrina. Nuk ndodh kurrë që qeveria amerikane të dialogojë me fundërrina. Ai është në fakt epilogu më i trishtuar i kapitullit 20 vjeçar tallës dhe një politike pa din e imam dhe gënjeshtrat i kthejnë në ligj për t’i marrë vota dhe më pas kur njerëzit i kërkojnë të zbatohet ligji nuk i zbatojnë dot."- tha Rama

"Ata njerëz edhe flakën mund tia vënë vetes por nuk gjejnë vesh për të dëgjuar. Një natë shkova t'i vizitoja, bashkë me Pandeli Majkon, pa kamera e reporterë sepse nuk donim të bënim politikë, në sfondin e vuajtjes së tyre. Më pyetën po t’i çfarë do të bëje po të ishit kryeministër. Do i shpërbleje? U thashë: Ligji është bërë për tju gënjyer e jo për t’u shpërblyer dhe unë nuk ju gënjej dot në emër të atij ligji mashtrues por ju siguroj se nuk do t’ju shpërfillja kurrë siç ju shpërfill Saliu edhe pse votën ia keni dhënë atij e jo mua, por vitn e ardhshëm kur të jem në qeveri do të kthej respektimin e të persekutuarve si njerëz të cilët kanë plagë mbi trup dhe të dëgjoheni nga qeveria ashtu siç e meritojmë. “- tha më tej kreu i PS-se në mbledhjen e forumit socialist të gruas e cila do të zgjedhë kryetaren e saj të re.

Rama përsiriti apelin drejtuar qeverisë për të negociuar me grevistët.

“Si mund të bëjë kjo qeveri dialog me një grusht njerëzish. Dialog bëjnë qeveri që zgjidhen nga poppulli jo ata që e sundojnë me votën e vjedhur. Uluni dhe dëgjoni ata që partia i dhunoi çerek shekulli. Jepi fund pislliqeve që po nxjerr nga goja ndaj tyre dhe nxirri nga kalvari i mundimeve, jepi fund këtij turpi që i rrënqeth dhe ndërkombëtarët. Takoji atje. Tako Shpëtim Karamuçën. Ka 26 vjet në burgun e komunizmit tënd, dhe s’ka pse të lëngojë në grevë urie sepse t’i nuk je në gjëndje të zbatosh ligjin që ke nxjerrë vetë"- tha Rama.

Deklaratat u bënë në Kongresin e Forumit të Gruas Socialiste Shqiptare e cila u zhvillua sot paradite në Pallatin e Kongreseve dhe do të zgjedhë kryetaren e saj, asamblenë dhe kryesinë.

PD: RAMA LOT KROKODILI
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama derdhi lot krokodili për grevistët e grevës së tij personale dhe aleancës së tij Rama – Tufa – Patrioti”, lexohet në një reagim të PD-së në lidhje me deklaratat e Ramës.

“Duke dënuar me përçmim avokatinë e neveritshme të kryetarit të Partisë Socialiste ndaj Tufës, Patriotit dhe aleatëve të tjerë si ata, Partia Demokratike deklaron se dhjetra mijëra martirë të gjallë të lirisë, viktima të shtypjes së egër të etërve mizorë të Edi Ramës, nuk i bashkon asgjë me aleatët e rinj të Edi Ramës”, - tha sot zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.

“Partia Demokratike pohon edhe një herë se dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë e konsideron si detyrimin më madhor, ligjor, moral të saj dhe shoqërisë së lirë shqiptare. Partia Demokratike nuk habitet aspak për deklaratën e Ramës se ai do të anulojë ligjin e dëmshpërblimeve për të përndjekurit politik njësoj siç bënë 8 vite të pushtetit të tyre. Partia Demokratike garanton të gjithë martirët e gjallë të lirë se mirënjohëse me qëndresën e tyre mbinjerëzore ajo në përputhje me ligjin e miratuar sëbashku me ta, do të shlyejë brenda afateve ligjore detyrimin madhor, moral dhe ligjor të shoqërisë shqiptare ndaj tyre dhe se pushteti i neobllokmenëve nuk do të restaurohet më!”, tha zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë