“Në 100 vjet shqiptarët kanë dëgjuar rrena nga Sali Berisha, më shumë se nga të gjithë kryeministrat bashkë!Meriton GINES për kilometrazhin e rrenave”.
Më tej Rama reagon në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se vendi nuk ra në recesion, duke thënë se recesioni po asfikson ekonominë.
“Shqipëria nuk ra në recesion?! Këtu s’ka faj, në shpellën e thesarit të korrupsionit nuk ndjehet gjëkundi recesioni që po asfikson ekonominë”.
S'ka zgjidhje politike mbi vendimin e formës së prerë të gjykatës dhe për këtë parim ne kemi pranuar edhe vendime skandaloze gjykatash, është qëndrimi i Ramës për Qarkun e Fierit.
“Kryeministri mund të ndjehet mbi ligjin e mbi vendimet e gjykatës deri në qershor, po ne nuk ia njohim si të drejtë këtë abuzim flagrant me pushtetin. Kush e beson se po ta donte vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë, Kryeministri do mbante peng qarkun e Fierit në shkelje të vendimit të gjykates?!”, shkruan Rama në Twitter.
(eç/shqiptarja.com)