Rama: Berisha s’do bisedime
i ka sytë të vjedhja e zgjedhjeve

TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas refuzimit të kryeministrit Berisha për tu ulur në tryezë për qarkun e Fierit tha se kjo është një përpjekje e qeverisë për të fajësuar opozitën. Sipas Ramës, me këtë veprim Kryeministri kërkon një justifikim për vete dhe jo një zgjidhje për vendin.”

“Reagimi i Berishës ishte i menjëhershëm brutal dhe qorrazi si zakonisht. Në përpjekjen e dëshpëruar kërkon të fajësojë medoemos opozitën si bllokuese të integrimit. Refuzimi për të zgjidhur në tryezë një problem të krijuar nga politika, është shprehje e faktit se qeveria kërkon një justifik për vete dhe jo një zgjidhje e vendit.”, u shpreh kryesocialisti.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Rama theksoi gjithashtu se “Qeveria s’ka kurajo për tu ulur me opozitën sepse qeveria e mban peng Fierin me sytë nga zgjdhjet e ardhshme dhe me kurriz nga Bashkimi Evropian. Ai i ka shpresat tek vjedhja e zgjedhjeve. Kryeministri përdor çdo mjet për të marrë një mandate më shumë në zgjedhje”

vijon

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën