BERAT – Kreu i PS-së, Edi Rama, i është përgjigjur nga Berati, akuzave të Berishës se ai I ka fyer skraparllinjtë. Rama tha: “Ai po shpif se unë kam ofenduar skraparllinjtë. Në vend të lexojë Çufon dhe Bubin Kaçurrel e të tregojë përralla normale, ai mashtron. Nuk ka faj se është i pezmatuar dhe thotë gjëra të dëshpëruara. Çfarë mund të bëjë më ai me skraparllinjtë, kur s’ka asnjë shans të përfitojë nga ndasistë mes nesh?!
Shumica natyrale e shqiptarëve e gjeti rrugën e saj dhe Shqipëria do qeveriset prej një shumice natyrale vullnetplotë. Ai vota nuk vjedh dot më, se ato do jenë një lumë i madh për PS-në dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe as nga ndonjë ndasi. Ja pse bashkimi ynë me LSI-në është një bashkim historik për të hapur një kapitull të ri të gjithë bashkë”, - përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com