TIRANË – Pas deklaratave të kryeministrit Berisha për rritjen ekonomike në vend, kryetari i PS Edi Rama ka pohuar se kreu i qeverisë është turpi i vendit. Rama deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se kryeministri prej kohësh vazhdon të bëjë Shqipërinë qesharake me fjalime groteske jashtë vendit.
“Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar që e bën Shqipërinë të duket si s'ka më keq nëpër botë! KM vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë.Turp i pamerituar për Shqiperinë!”, tha sot Rama.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com