Rama: Besnikëri pa kushte ndaj
SHBA, Arvizu: Ju mbështesim

Rama: Besnikëri pa kushte ndaj<br />SHBA, Arvizu: Ju mbështesim
TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur për forcim të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në përfundim të takimit me ambasadorin e SHBA në Shqipëri, në një konferencë për mediat, kryeministri Rama ka theksuar se qeveria shqiptare do të tregojë besnikëri pa kushte ndaj SHBA. Ndërkaq, ambasadori Aleksander Arvizu ka vënë theksin në mbështetjen e SHBA për asistuar në realizimin e reformave.
 
“Nder dhe kënaqësi që pata dhe njëhërë mundësinë të përgëzoja kryeministrin Edi Rama për qeverinë e re në emer të presidentit të SHBA. Kryeministri Rama shprehu në mënyrë elokuente marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe vijueshmërinë e saj. Ju kam shprehur dhe më parë mbështetjen tonë, për të asistuar administratën e tij me këtë axhendë ambicioze të reformave”, u shpreh Ambasadori Arvizu.
 
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 23 qershorit, ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, tha se rezultati ishte i qartë, ndërsa vë theksin tek pritshmëritë.
 
“Rezultatat e 23 qeshorit ishin të qarta dhe pritjet janë shumë të larta. Jemi të përkushtuar në mënyrë që të përmbushen këto reforma për interes të popullit shqiptar, si dhe duke mbajtur gjithashtu sytë tek statusi i mundshëm kandidat dhe integrimi i metëjshëm i vendit në BE”, tha Arvizu.
 
Më tej, ambasadori Arvizu ka vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë të njëjtë me atë të SHBA për rastin e Sirisë, ndërsa ka shprehur bindjes se qeveria Rama, do të jetë faktor i rëndësishëm për stabitetit dhe paqe në rajon.
 
“Jemi vlerësues për kontributet e Shqipërisë në NATO, mirënjohës për kontributin e dhënë, dhe për faktin që ndani të njëjtat pikëpajme si ne për rastin e Sirisë. Kemi besim të plotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama do të jetë faktor i rëndësishëm për stabilitetit dhe paqe në rajon”, përfundoi fjalën e tij ambasadori Arvizu.

Ky takim zhvillohet dy orë para se të nisë mbledhja e qeverisë, e dyta me të marrë detyrën e kryeministrit Rama. Ndërsa nesër ai do të udhëtojë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit. 

Takimi vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama u kthye nga Brukseli pas përfundimit të vizitës zyrtare dyditore ku drejtuesit e institucioneve të larta të Bashkimit Europian thanë në një zë se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë në parim mund të merret në dhjetor, ndërsa bënë apel për përshpejtimin e reformave, pasi nuk ka kohë për të humbur.

Vetë Rama deklaroi angazhimin e qeverisë së tij për realizimin e reformave. 

Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim