Rama-bizneseve: Sigurohuni
po na vjen mosha e pensionit!

Rama-bizneseve: Sigurohuni<br />po na vjen mosha e pensionit!
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Kukësit, në kuadër të turit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. Kryefjalë e Ramës, edhe sot, ishte procesi i shtetndërtimit nëpërmjet reformave që qeveria ka ndërmarrë, duke shtuar se “nuk do të ndalet”, pasi “këto operacione janë të dhimbshme por janë e vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë nga kanceri që e kishte kapur për fyti”.

Një theks të veçantë kryeministri vuri tek masat e qeverisë për favorizimin e biznesit të vogël dhe bujqësinë.

“0 taksa për biznesin e vogël do të thotë jo vetëm nxitje e punësimit por është arsye shumë e fortë për të promovuar shembullin e tyre. Edhe për ata që kanë xhiro nga 50-80 milionë lekë ne e kemi çuar taksën në një nivel 5 % si asnjëherë më parë. Kemi bërë ulje historike taksash për ata që fitojnë më pak por me punë. Ne  kemi rritur kapacitetin e skemave finanicare për fermerët dhe kemi rritur me herët mundësitë e njerëvze që përfshihen në këto skema mes zinxhirit të prodhimit,” tha Rama duke shtuar se qeveria ka ngritur edhe Fondin Kombëtar të Garancisë për bujqësinë.

“Qeveria do të garantojë kreditimin me kushte të favorshme, të të gjithë atyre që duan të jetojnë me punë në fshat. Të kalojnë nga një fazë mbijetese në fazë zhvillimi të rritjes së ekonomisë. Janë 300 milionë euro që kemi negociuar me bankat në dispozicion për projektet e fermerëve, të të rinjve që kanë kurajon që atyre tokave djerrë që i shofin nga kafeneja t’iu drejtohen për të siguruar jetën. Këto 300 milionë, nuk do jenë kredi tregtare, por të favorshme dhe për një kategori të caktuar projektesh qeveria do paguajë interesin. Nuk do jenë personat që do shkojnë në bank, do jemi ne,” u shpreh kryeministri teksa u kujtoi bizneseve të vogla 3 detyrimet që ata kanë.

“Nuk ke taksa fare sot që je biznes i vogël, por ke detyrime. Do sigurohesh. Një shtet i përgjegjshëm të detyron të sigurohesh, që të kesh pensionin. Më pyesni edhe mua që po më afrohet mosha e pensionit, që pensioni vjen shpejt. E  dyta, çdo mall duhet ta kesh me faturë tatimore dhe mos pranosh që kompanitë e mëdha ku ti blen mallin të bëjnë evasion duke të përdorur ty. Dhe e treta , të japësh kuponin. S’ka asnjë detyrim tjetër. S’ke taksa. Një balancim sa më i shpejtë mes të drejtave dhe detyrime na çon ne realizimin e të gjitha angazhimeve. Dhe angazhimet tona me 97% të shqiptarëve për të ardhurat dhe biznesin e vogël, ne i kemi kryer. Kemi ulur tasat për 97% të shqiptarëve. Nga ulja e taksave kanë përfituar 97% e shqiptarëve që punojnë, që sot janë 156 mijë më shumë se sa ishin,” u shpreh kreu i qeverisë.

Rama ripërsëriti atë çka tha dje në kuvend se nuk duhet të shqetësohen për gjobat dhe masat penale për evasion, ata që nuk shkelin ligjin.

“Kam dëgjuar me shumë çudi reagimet për gjobat dhe për rëndimin e masave penale për ata që bëjnë evasion. Unë nuk i kuptoj për ca duhet të shqetësohet, lidhur me një gjobë që është për shkelësit e ligjit, dikush që nuk e shkel atë. Gjoba është për ata që shkelin ligjin. Jep kuponin. Është e thjeshtë, nuk është ngarkesë 100 kg që do e ngresh sa herë të vijë klienti. Është një copë letër,” deklaroi ai ndërsa në mbyllje të fjalës shpërndau dhe çertifikatat e anëtarësisë së PS-së për të rinjtë e Kukësit. Ndryshe nga herët e tjera, Rama nxitoi të përmbyllte fjalën e tij, për shkak të të ftohtit në sallën e Pallatit të Kulturës. 

Në kuadër të turit “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, kryeministri Rama ka inspektuar punimet që po bëhen në sheshin kryesor të qytetit të Kukësi, një investim i Fondi të Zhvillimit të Rajoneve  që pritet të përfundojë janarin e vitit të ardhshëm.

edi rama ne kukes

edi rama ne kukes

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë