Rama: Bordi në kushte normale është komunist, në kohë krize na ndihmon! Kemi çmimin më të lartë të naftës, duam ta shpërndajmë barrën

 

Çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord. Nga dita e djeshme, nafta shitet me 258 lekë/litër. Këtë e ka komentuar kryeministri Edi Rama në Kuvend duke thënë se kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon, por taksat janë më të ulëta. Një përgjigje e kishte për Tabakun duke i thënë se në kushte normale Bordi i Transparencës është komunist, por në kohë krize ndihmon psikologjikisht dhe financiarisht.

“Ndryshe nga të tjerët në rajon kemi taksat më të ulëta sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë, zero taksë me zero tvsh deri në 100 milionë xhiro. Ndryshe nga rajoni, ne vërtetë e kemi më të lartë se të tjerët taksën mbi biznesin e madh por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike jo për të gjitha familjet, por edhe për biznesin e vogël. Ndryshe nga rajoni, ne ju japim para të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me foristrada, por transport publik. Ne do të vazhdojmë t’i japim para për naftën fermerëve.

Prandaj nëse i mendojmë të gjitha këto, del e qartë pse te tabela e karburantit, ata që kanë më shumë mundësi do paguajnë më shumë sepse barrën e krizës do ta shpërndajmë që t’i japim mundësi atyre që prodhojnë ta ndjejnë më pak, atyre që eksportojnë, që lëvizin për punë me autobus e me radhë. Në fund të ditës, në tabelën e rritjes së inflacionit jemi thuajse sa gjysma e vendeve të rajonit se subvencionojmë 100% familjet se nuk e kemi bërë ende listën për ata që shpenzojnë më shumë se 700 e 800 MWH. Këto janë të vërtetat e këtij momenti teje të vështirë. Është moment që kërkon diskutim, debat, ballafaqim e ide të reja, por nuk kërkon që të vazhdojë avazi sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

Nëse doni të bëni politikë me avazin tuaj, vazhdoni. Nëse doni të kontribuoni, bujrum, jemi gati ti marrim. Por mos thuaj zonja Tabaku që vëmë tavan çmimin më të lartë kur vjen puna te më i larti. Vihet një tavan ku askush nuk mund të shkojë përtej saj dhe gjithkush është i lutur që të ulet më poshtë. Në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë. Bordi ka një meritë që të vendosë tavan dhe pastaj e llogarit me laps e letër”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë