Rama: Borxhi do të ristrukturohet
Bujqësia dhe IT, sektorët me përparësi
Qendrimi ndaj borxhit publik dhe sistemit të taksave ka ndarë dje qendrimet e koalicioneve të majtë dhe të djathtë në një forum të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Programet janë paraqitur nga Edi Rama dhe Florjon Mima.
TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama tha dje se programi qeverisës i forcës së tij politike parashikon një model të ri ekonomik me 3 shtylla kryesore: zhvillimin rural, industrinë dhe turizmin, që do të jenë sektorët udhëheqës të rritjes ekonomike në vitet e ardhshme.
Në një forum të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ai shtoi se borxhi publik vlerësohet si i rrezikshëm në kushtet aktuale dhe duhet ristrukturuar, ndërkohë që premtoi rivendosjen e marrëdhënieve normale me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Duke iu referuar modelit të taksimit, kryesocialisti Rama tha se projekti i forcës së tij politike parashikon ndryshimin e tij përsa i përket tatimit mbi të ardhurat personale dhe dividentin, pa rënduar mbi koorporatat. Në të njejtin event, ministri i Ekonomisë Mima tha se PD synon të vijojë të ruhet i njëjti model taksimi, madje me objektivin që të ketë lehtësi të mëtejshme fiskale.
Një nga ofertat më të rëndësishme, por edhe sfidat kryesore që paraqitet për 4 vitet e ardhshme është punësimi. Dy koalicionet garuese erdhën dje me oferta të ngjashme, ku koalicioni i mazhorancës ka në projekt hapjen e 250 mijë vendeve të punës, ndërsa koalicioni opozitar hapjen e 300 mijë vendeve për 4 vite.
Të dy koalicionet besojnë se sektorët që do të mundësojnë më shumë vende të reja pune janë bujqësia dhe teknologjia e informacionit.
Duke iu referuar sfidave të tjera ekonomike, para të cilave ndodhet vendi, të dy palët u bashkuan në qëndrime rreth nevojës për bashkimin ekonomik me Kosovën, synimin për përfshirjen e vendit në Eurozonë, zgjidhjen e problemit të pronësisë apo realizimin e reformës së pensioneve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.2%
-
Të gabuar
69.1%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN
27 Nëntor, 17:27
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:24
-
Ekonomia e kalon, Buxheti 2025 drejt Parlamentit, para shtesë për 21 institucione! Shtohen shpenzimet me 23 mln euro, seanca më 3 Dhjetor
27 Nëntor, 17:10
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
INTERVISTA/ Fehmi Abdiu: Ma riktheni Kushtetutën e 1998-s, arnat e shëmtuan
27 Nëntor, 16:52
-
Familjet e pengjeve izraelite protestojnë: Pranoni armëpushim edhe në Gaza si në Liban
27 Nëntor, 16:51
-
Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi
27 Nëntor, 16:43
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Australia afër miratimit të ligjit që ndalon rrjetet sociale për fëmijët deri në 16 vjeç
27 Nëntor, 16:33
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32