Rama: Brenda 5 viteve qytetarët
do ta kenë shtetin në telefon

Rama: Brenda 5 viteve qytetarët<br />do ta kenë shtetin në telefon
Qeveria shqiptare nënshkroi me Bankën Botërore një marrëveshje prej 32 milionë dollarësh për reformën në shërbimet publike. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se projekti do të eliminojë korrupsioni si dhe dotë bëjë të mundur që të gjitha shërbimet të kryhen në mënyrë elektronike. Brënda 5 vitesh tha ai qytetari do të mund të kryejë të gjitha shërbimet publike me anë të telefonit të tij.
 
 “Ne po përgatimi Qendrën Kombëtare e shërbimeve publike , ku në menyre të perqëndruar do te mund te merret çdo shërbim,në mbyllje të këtij mandati rezultate te prekshme dhe në harkun e 5 viteve qytetarët e ketij vendi pa as më të voglin dyshim do e kene shtetin ne telefon" -tha Rama.

Rama theksoi se tashmë sportelet nuk do të varen nga institucionet, por do të funksionojnë si institucione me vete, një rrjet i tërë në shërbim të qytetarit.

“Një rrjet i tërë që do të funksionojë si zëdhënës i qytetarit pranë zyrës dhe si shërbëtor për qytetarin në kontaktime të. Nga ana tjetër fillon i gjithë procesi i dixhitalizimit të të dhënave. Për të arritur që shërbimet publike të jenë të shpejta, cilësore dhe transparente duhet të disponojmë një bazë solide dhe të integruar të dhënash.”­ deklaroi kryeministri. 

Kryeministri theksoi se ajo që synohet në drejtim të përmirësimit të shërbimeve, është që shteti t’i mundësojë qytetarit të gjitha dokumentet që i nevojiten.
 
Nëse sot ne kemi shërbime kur qytetari përpara se t’i marrë duhet të koleksionojë nga një zyrë në tjetrin një numër dokumentesh që shkojnë deri në 20, të gjitha këto dokumente të jetë detyrë e shtetit që t’i japë. Qytetari bën kërkesën në sportelin përkatës dhe është ai sportel që nis kërkesën në të gjitha sportelet për t’i mundësuar qytetarit atë që kërkon. Kjo nuk mund të bëhet në një ditë as në një vit. Eshtë çështje që lidhet me bazën e të dhënave. Nuk ka çfarë të ofrojë salla e ngrënies nëse në kuzhinë nuk gjenden ingredientët. Shërbimi i përqendruar, do të ketë gravitetin e vet në Tiranë dhe do të shtrohet pastaj në të gjitha njësitë e reja administrative, përmes teknologjisë së re”­ deklaroi Rama.



Ndërkohë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha: “Kjo është një marrëveshje për të lehtësuar jetën e qytetarit dhe eliminimin e burokracive. Do të financohet ky projekt madhor që do të shkurtojë kohën e shërbimit ndaj qytetarit nga institucionet publike. Marrëveshja për 32 milionë dollarë do të shlyhet në harkun e 20 viteve, me normë nën 2%”.

Në përfundim kryeministri Rama nuk kurseu as falenderimet dhe as batutat për Bankën Botërore dhe Përfaqësuesit e saj.Por përmes ironisë kryeministri drejtoi gishtin e përgjegjësisë nga paraardhësit e tij.

"Kemi ndërtuar nje dialog real kemi ndertuar një ekip të përbashkët, kemi pasur rolin tonë në rritjen e shpejtësisë së bakës botrore duhet ta themi dhe këtë , sepse BB është një lloj makinerie shmë e madhe që kilometrazhin e ka sipas rrugës ku ecën. Nëse i shtrohet një rrugë për të ecur më shpejt ecën më shpejt , nëse rruga është me gropa dhe me pengesa ecën më ngadalë"

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama