Rama: Bujqësia si në mesjetë,
ktheu Shqipërinë në gropë septike

Rama: Bujqësia si në mesjetë,<br />ktheu Shqipërinë në gropë septike
Kryetari i Partisë Socialiste reagon menjëherë pas deklaratave të kryeministrit bërë në mbledhjen e sotme të qeverisë për dixhitalizimin e bujqësisë, dhe zgjidhjen e cështjes së kanalizimeve të ujrave të zeza. Nëpërmjet rrjetit social Twitter Rama bën me faj Berishën për gjendjen mesjetare në të cilën ndodhet bujqësia sot dhe deklaron se vetëm programi i PS-së mund ta zhvillojë atë.

“Bujqesia qenka sot prioritet i qeverise? Ne fakt bujqesia eshte ne gjendje mesjetare dhe vetem programi yne e nxjerr ate nga keneta e sotme.”- shkruan Rama në Twitter vetëm pak orë pas mbledhjes së qeverisë.

Rama shton se kanalizimet dhe bujqësia nuk mund të jenë prioritet I qeverisë, duke e akuzuar se ka kthyer Shqipërinë në truall gropash septike e përmbytjesh sin ë Afrikën Tropikale.

“Edhe kanalizimet thote Saliu! Ne fakt keqeeverisja e tij e ka bere Shqiperine truall gropash septike e permbytjesh si ne Afriken tropikale” shprehet Rama.

Kryeministri deklaroi sot se dy prioritetet e qeverisë do të ishin dixhitalizimi i bujqësisë dhe zgjidhja e kanalizimeve dhe e ujrave të zeza.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete