Rama: Bunk’art, hapësirë lirie për
ata që s’kanë frikë nga hija e tyre

Rama: Bunk’art, hapësirë lirie për<br />ata që s’kanë frikë nga hija e tyre
TIRANE- Çelja e “Bunk’art” ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, por edhe të komuniteteve fetare, një kategori kjo e sulmuar ndjeshëm gjatë periudhës së Komunizmit. Vizitën e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vend, gjatë ditës së sotme në “Bunk’art”, e ka përmendur edhe kryeministri Rama. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë ironizon të gjithë ata persona që i “tremben” “Bunk’art”, duke marrë si shembull praninë në këtë muze edhe të komuniteteve fetare, të cilët kanë qenë me të persekutuari nga sistemi.
 
“Po këta ç’duan në muzeun e Enverit?:-))) Bunk’art është një hapësire lirie për njerëz që s’kanë frikë nga hija e tyre!”, shkruan kryeministri Rama, duke u shprehur kështu se gjithkush mund të vizitojë këtë muze, duke lënë pas të shkuarën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën