Këtë pyetje ai ka shkruar në profilin e tij në Fb, duke dhënë detaje që kundërshtojnë deklaratën e bërë nga policia që i dyshuari i dhunës është ndaluar dhe ngjarja nuk ka motive politike. Rama akuzon direkt se me rastin e të ndaluarit në Fier, vëllait të kandidatit të PD-së, është marrë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Burgaj. Detaji i dytë është që për Eugen Çaushajn, që goditi dhunshën kandidatin e FRD-së, Mithat Hoxhën, është urdhëruar ndalimi i hetimit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)