"Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që ti ikë përgjegjësive të veta e ti bishtnojë paktit që kemi ofruar ne e jo një pazar me ta. Të gjitha komisionet të përshpejtojnë punën për debatin mbi projektbuxhetin 2012. Të nxjerrim të gjitha faktet që dëshmojnë dështimin e qeverisë në ekonomi, shëndetësi, arsim etj", theksoi Rama.
Edi Rama, ka reaguar orët e fundit edhe në rrjetin social Twitter, mbi buxhetin e vitit 2012. “Buxheti më i madh? Po, më i madhi për interesin e borxhit që e ka marrë Saliu, por e paguajnë shqiptarët. Të tjerat? Hukubet.” Shkruan Rama
Shqiptarja.com analizoi dhe nxorri fakte të mashtrimit të kryeministrit me pr/buxhetin e 2012. Berisha paraqiti buxhetin e vitit 2012 si më të madhin në historinë e vendit, por miratoi të ardhura 2% më të ulta se sivjet.