Rama-Cameron: Duam mbështetje

Rama-Cameron: Duam mbështetje
TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës në Londër u takua me Kryeministrin e Britanisë se Madhe, David Cameron, në “Doëning Street”. Kryeministri Rama u përqëndrua tek e ardhmja europiane e Shqipërisë e theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të cilat u cilësuan të shkëlqyera, si dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Kryeministri Cameron uroi shefin e qeverisë shqiptare për marrjen e detyrës e theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin europian të Shqipërisë.

Në këtë vizite, kryeminitri shqiptar shoqërohet dhe nga numri dy i kreu i qeverisë Niko Peleshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomisë e Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Pas bashkëbisedimit me Cameron, kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social “Facebook” foton e këtij takimi. Ai shkruan se i shprehu Cameron, vullnetin e qeverisë shqiptare për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimin me Britaninë e Madhe. “Duarshtrëngimi me kryeministrin David Cameron. Në “10 Doëning Street” për t'i komunikuar shefit të qeverisë britanike shprehjen e vullnetit të plotë të qeverisë së Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet me Britaninë e Madhe”, shkruan kryeministri Rama.
 
Takimi me BERZH
Në Londër, bashkë me ish-presidenten e Kirgistanit e presidentin e fondacionit ‘SOROS’, George Sorros, Kryeministri Rama ishte pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga BERZH, ku u publikua raporti mbi tranzicionin 2013. Raporti analizon kapacitet njerëzore në vendet në tranzicion. Kryeministri Edi Rama duke folur për këtë çështje tha se është e rëndësishme për çdo vend pasuritë që ka, por është akoma më e rëndësishme çfarë vendet dinë. “Për herë të parë në ekzistencën e Ballkanit viti 2014, na gjen në paqe dhe jo me armë në dritare drejtuar njëri-tjetrit. E gjitha kjo, pra, procesi i paqes ka ndodhur në emër të Europës me ëndrrën për t'ju bashkuar asaj. Nga ana tjetër kjo është disi paradokale pasi Europa nuk është ekzaktësisht ajo që ne kishim në mëndje kur nisëm të luftojmë për të. Sa më afër tentojmë t'i shkojmë, aq më shumë komplikohen gjërat me të cilat ne duhet të merremi”, deklaroi dje Rama.

Sipas tij, është harruar kapitali njerëzor ballkanik. “Për mua ky raport është shumë interesant pasi nënvizon diçka që harrohet në përpjekjet tona për t'ju afruar Europës. Kapitalin njerëzor. Të investuarit në kapitalin njerëzor është shumë e rëndësishme për ta bërë, por në të njëjtën kohë është akoma më e vështirë për vendet, që kanë shumë e shumë probleme. Ne jemi përballë një dileme. Kur kërkon të investosh në dije atëherë s’rivotohesh pasi kërkon shumë kohë. Në të njëjtën kohë kur s’investon në dije ndoshta do rizgjidhesh, por do të duhet të merresh me të tjera probleme. Për mua zgjedhja është e qartë. Duhet të investojmë në ato aspekte që kanë të bëjnë me kapacitetet njerëzore”, tha Rama. Në raportin e BERZH thuhet se Shqipëria është vlerësuar nga 3 në 2 plus. Vendi ka një histori problemesh, lidhur me shpërndarjen e energjisë elektrike përfshi humbje të mëdha nga kompani lokale të energjisë përfshi KESH që ka një rekord të dobët në mbledhjen e borxheve. BERZH nënvizon se tashmë çështja është subjekt i një arbitrazhi gjë që mund të ketë frenuar investitorë potencialë.
 
Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit