Rama: Ç'turp! E kam paguar
"taksën e Zotit" për "Kurbanin"

Rama: Ç'turp! E kam paguar<br />"taksën e Zotit" për "Kurbanin"
TIRANË – Kreu i opozitës, Edi Rama, ka reaguar menjëhërë ndaj akuzave ironike të PD-së lidhur me deklarimin e pasurisë së tij. Ishte zëdhënësja e selisë blu që parashtroi 10 arsyet pse Rama, sipas PD-së, nuk e deklaron pasurinë.

“ Saliu, me tatimet e gazetat e tij, ka fabrikuar e po propagandon një shpifje të ulët sa vetja e tij për deklaratën e të ardhurave të mia”, - shkruan Rama në rrjetin social Fb. –“ Kam paguar një më një taksën e "Zotit" për çdo kopje të shitur të “Kurbanit” dhe kam deklaruar gjithçka, po maskarallëku do shkojë në fund. Ka humbur, ka ikur, ka marrë fund e prej dëshpërimit do bëjë edhe më keq se kaq, po në fund do t'i mbetet veç ajo që mbetet për këtë soj: Turp!”, - ka shënuar Rama.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument