TIRANË - Kur Madonna këndoi në Budva për teknologjinë skenike iu deshën 120 mijë euro. Kur këndoi Robbi Williams skena i kushtoi 120 mijë dollarë, ndërsa kur këndoi Çiljeta e ia mori këngës më 28 nëntor tekonologjia e zërit kushtoi 1 milionë e 420 mijë dollarë.
"Kjo është fatura e ahengut të një kryefamiljari, që mori peng të ardhmen e shtëpisë dhe la prapa një rrëmujë në llogaritë e shtëpisë, duke lënë te dera mijëra njerëz që thonë: Duam lekët tona, duam lekët tona"- tregoi Rama sot në Kuvend.
Sipas Kryeminstrit, nëse nuk do të ishte frenuar kjo formë e mbajtjes me çdo kusht të pushtetit me ardhjen në qeveri të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, pa dyshim që vendi do shkonte drejt përsëritjes së situatës së vitit ’97, kur ranë piramidat financiare.
Sipas Ramës, ky buxhet jep mundësi të shlyejë borxhet e atyre njerëzve, që presin tek dera dhe rimëkëmbin ekonominë. Ai mbrojti sërish efektet e taksimit progresiv në ekonomi sipas së cilës kush fiton më pak do të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë.
Rama mbylli fjalën duke përdorur një shprehje nga dramat e Shekspirit: “Mjerë ti që gjuha të është bërë oratorja e turpit tënd”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com