Rama çon 60 ton ushqime
në komunat e Bulqizës

Rama çon 60 ton ushqime<br />në komunat e Bulqizës
BULQIZË - Kryesocialisti Edi Rama është ndalur në Fushë Bulqizë ku së bashku me drejtuesit vendorë, ka shprehur vendosmërinë e socialistëve për të lehtësuar jetesën e familjeve të izoluara.
Sipas zyrës së shtypit, 60 tonë ushqime janë shpërndarë sot për banorë të komunave Fushë Bulqizë, Gjoricë e Martanesh nga Partia Socialiste dhe strukturat e saj vendore. Në Bulqizë sot kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe ai i Kavajës, ndërkohë që ndihmat janë shprehje e solidaritetit të qytetarëve jo vetëm të Durrësit dhe Kavajës, por edhe të Vlorës e Lushnjës. Në mes të rrugës autokolonës së ndihmave i janë bashkuar edhe mjete të tjera të mbushura me ndihma ushqimore dhe medikamente nga bashkia e qytetit të Laçit, të shoqëruara nga kryetari i bashkisë së këtij qyteti. Sipas selisë rozë thuhet se rruga deri në Bulqizë nuk ka kaluar pa peripeci, ku dy prej kamionëve të mbushur me ushqime janë bllokuar në borë dhe është dashur ndihma e banorëve të zonës të cilët kanë shtyrë kamionët.
Gjatë këtij rrugëtimi qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimet nëpër të cilat po kalojnë me kryesocialistin, ndërsa ky i fundit u shpreh se, “Kjo është ajo që ne mundëm të bëjmë për momentin. Do të donim të bënim më shumë, por kjo është vetëm një shprehje solidariteti njerëzor. Sepse strukturat e detyrimet ligjore dhe shtetërore i ka qeveria. Ne kemi vetëm zemrën dhe mendjen të përqendruar që të bëjmë gjithçka është e mundur që të lehtësohet sadopak kjo krizë e bllokimit edhe e mungesës së ushqimeve e të ilaçeve, aty ku mundemi, aq sa mundemi. Nuk e zgjidhim dot gjithçka, por të paktën të lehtësojmë sa mundemi situatën në familjet tuaja.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu