Rama: Çdo ditë në 18:00 në PS
ministrat të presin 'hallexhinjtë'

Rama: Çdo ditë në 18:00 në PS<br />ministrat të presin 'hallexhinjtë'
TIRANE- Kryeministri njëherësh dhe kreu i PS Edi Rama nuk ka lënë pas dore kujdesin për njerëzit të cilët e kanë votuar në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti.

Duke u kujdesur që në të gjitha rastet të zbatohet me rigorozitet ligji për nëpunësin civil, por dhe duke parë detyrimin ndaj votuesve të vet, që sollën largimin e Berishës e rikthimin e PS në pushtet pas 8 vitesh në opozitë, kreu i qeverisë dhe i socialistëve është treguar i prerë me ministrat e tij.

Mësohet se ai ka kërkuar që ministrat nuk duhet të shkëputen nga baza, për të përsëritur atë që i ndodhi qeverisjes së Berishës, por të jenë gjithnjë në kontakt me ta, duke mos guxuar që të mbyllin telefonin për njerëzit që kanë halle.

Mësohet se Rama ka vendosur dhe orar takimesh taksative të ministrave me koordinatorët e PS në të gjitha rrethet dhe qarqet e vendit, në mënyrë që të marrin një panoramë të qartë në lidhje me kërkesat për punësim, sipas prioriteteve të qeverisjes së majtë. Ky orar takimesh i ministrave me koordinatorët e drejtuesit e PS në rrethe, përpos takimeve të ministrave me kryekoordinatorin në Tiranë, nënkryetarin e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, do të jetë çdo ditë në orën 18.00, përjashtuar rastet kur anëtarët e kabinetit janë të angazhuar me detyra të tjera.

Ministrat do të marrin në konsideratë propozimet për punësim të qytetarëve që kanë mbështetur ardhjen e PS në pushtet, duke patur si përparësi zbatimin e ligjit, njerëzit që janë më shumë në nevojë siç janë ata që kanë probleme ekonomike dhe asnjë të punësuar, ata që kanë fëmijë të sëmurë ose i kanë në shkollë dhe se përballojnë shkollimin e tyre, si dhe ata që kanë kredi në banka, dhe janë të pamundur ta përballojnë.

Pikërisht këto kategori janë të parët në listën e përfituesve nga ardhja e qeverisë së majtë në pushtet, për të përballuar dhe fluksin e madhe të kërkesave për vende pune. Dhe gjithnjë prioritet do të jetë merita dhe profesionalizmi për vendin e punës që kërkohet nga ky kontigjent njerëzish, të cilët do të punësohen përmes listës që koordinatorët e PS në të gjitha rrethet do të sjellin në Tiranë dhe do të marrin përgjigjen e shpejte në takimet e shpeshta me ministrat e kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër mësohet se Rama ka ripërsëritur kërkesën ndaj deputetëve që të zbresin bashkë me ministrat në bazë për të qënë më afër njerëzve, përmes kontakteve të drejtëpërdrejta por dhe zyrës së deputetit që duhet të ngrihet patjetër dhe sa më shpejt. 

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit