Rama: Certifikatat e
pronësisë të mbyllen

Rama: Certifikatat e<br />pronësisë të mbyllen
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dje ka kërkuar që të përfundojë sa më parë procesi i dhënies së certifikatave të pronësisë mbi tokën bujqësore për banorët shqiptarë. Ai nuk ka munguar të kërkojë nga deputetët socialistë që të zbresin në bazë dhe të kërkojnë hipotekimin e pronësisë për të gjithë ata që banojnë në fshat. Kreu i qeverisë Rama u ka kërkuar deputetëve të partisë së tij që të merren seriozisht me hipotekimin e tokave bujqësore dhe pajisjen e pronarëve të tyre me certifikatën e pronësisë, pasi për të duhet të marrë fund njëherë e mirë sorollatja e banorëve për një copë letër sa në një zyrë në një zyrë tjetër, ndërkohë që prona mbetet e askujt, ndërkohë që dhe konfliktet janë në prag.

Ai ka kërkuar me insistim angazhimin e të gjithë deputetëve, për të zgjidhur këtë problem por dhe për të mbajtur një premtim të bërë me forcë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti, si një garanci se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë është e fjalës së mbajtur. Dhe për ta bërë akoma më konkrete dhe më të rëndësishme këtë nismë, kreu i qeverisë Edi Rama ka ngritur një grup pune për përfundimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me certifikatata e pronësisë së tokave bujqësore, të kryesuar nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe.

Ndërkohë që në fillim të mbledhjes kryetari socialist teksa ka informuar deputetët e partisë së tij për vizitën në Britani, takimin me kryeministrin David Cameron por dhe me situatën e vështirë në të cilën gjendet ekonomia shqiptare, e deklaruar kjo dhe nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani në Kuvend, ka kërkuar që deputetët socialistë duhet të zbresin në bazë dhe të hapin zyrat elektorale nëpër zonat e tyre elektorale, pasi ka vonesa në këtë drejtim. Njëherësh ai ka kërkuar që jo vetëm deputetët por dhe ministrat e kabinetit qeveritar duhet që t’u përgjigjen qytetarëve për shqetësimet e hallet e tyre, pasi me votën masive të qytetarëve ia dolën të largonin qeverisjen e korruptuar të Berishës dhe rikthimin e PS dhe të së majtës në pushtet, pas tetë vitesh në opozitë.

Duke sjellë në vëmendje dhe vajtjen e tij çdo fund javë në qarkun e Vlorës dhe takimet që ka zhvilluar në zyrën e tij elektorale me qytetarët vlonjatë në përgjigjie të kërkesave dhe të halleve të tyre. Nga ana tjetër mësohet se Rama ka kërkuar nga deputetët e zonave sipas qarqeve në vend që vetëm para për projekte investimi për momentin të mos kërkojnë, pasi është shumë ngushtë buxheti i shtetit, i lënë trokë nga ana e qeverisjes së demokratëve të drejtuar nga Berisha, pra një buxhet me probleme për momentin.
 
Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit