Rama citon eurodeputetin austriak:
Kërkesa për qeveri teknike, hap pas

Rama citon eurodeputetin austriak:<br />Kërkesa për qeveri teknike, hap pas
Kryeministri Rama ka postuar deklaratën e eurodeputetit të Austrisë që është njëkohësisht Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë, Josef Weidenholzet për arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt BE dhe situatën politike.
 
Josef Weidenholzet vlerëson progresin e Shqipërisë, ndërsa thotë se të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e "zgjedhjeve të lira" të kerkosh një "qeveri teknike", do të thotë të rikthehesh disa vite pas.
 
Pas publikimit të deklaratës së tij, Rama duke iu drejtuar opozitës dhe veçanërisht kreut të PD shtron pyetjen; Kush gënjen?
 
Më parë, por edhe pas ngritjes së çadrës, opozita ka lëshuar akuza të forta ndaj kabinetit qeveritar për lidhje me drogën dhe keqqeverisje.
 
 Deklarata e plotë e Ramës

KUSH GENJEN? (11)
"Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane.
 
Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s'ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frutet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.
 
Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e "zgjedhjeve të lira" të kerkosh një "qeveri teknike", do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.
 
Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t'ja lënë në dorë popullit, në datën 18 Qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme".

Prof. Dr. Josef Ëeidenholzet
Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë

 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot