TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë zërin e një prej idhujve të publikut shqiptar lidhur me Teatrin Kombëtar cili kërkon një teatër të mirë që aktorët të ushqejnë me emocione popullin.
Rama thotë se Arbana i përket historinë së skenës dhe ekranit, i cili raportin me vlerat e historisë nuk e sheh të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar.
"Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtrat e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij.
RESHAT ARBANA:
Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër", shkruan Rama, duke cituat Reshat Arbanën.