TIRANË- Kreu i Qeverisë Edi Rama ka cituar një tjetër artiste të mirënjohur, Suela Konjari, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Rama thotë se ajo ndan të njëjtin opinion me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror. Në citimin e sjellë nga Rama, Konjari shprehet se teatri është mbi partitë.
"Suela Konjari i përket gjeneratës që doli në skenë në vitet e vështira të ndryshimit të sistemeve dhe spikati me rolet e saj përpara publikut të Teatrit Kombëtar. Në çështjen e shumëdebatuar të godinës së teatrit, ajo ndan të njëjtin opinion me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror
Suela Konjari
Kur mbaron një shfaqje teatri, melodia e parë që vjen për aktorin në skenë janë duartrokitjet e publikut. Me këtë dua të them, ju ftoj të gjithëve, veten time të parën, ju dhe gjithë kolegët e mi, edhe specialistët, që t’i tejkalojnë bindjet partiake, teatri është mbi partitë. Shpresoj shumë dhe do të dëshiroja që të arrihet një gjuhë e përbashkët sepse çelësi sekret për t’i zgjidhur problemet në këtë botë kaq të ndërlikuar ku jetojmë, është thjesht dashuria, ta dëgjojmë dhe besojmë njëri-tjetrin. Teatri na jep mundësinë që ta duam njëri-tjetrin dhe ta besojmë. Shpresoj që të arrijmë më të mirën e mundshme", shkruan Rama.