Rama: Çmimi i energjisë është ulur
Basha: ERE të nxjerr Kryegënjeshta

Rama: Çmimi i energjisë është ulur<br />Basha: ERE të nxjerr Kryegënjeshta
Çmimi i energjisë elektrike përplas sërish kryeministrin Edi Rama me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Qeveria pretendon se sipas formulës së re, çmimi i energjisë është ulur, ndërsa nga ana tjetër, opozita thotë se mijëra familjeve shqiptare po u merren në faturën mujore disa herë më tepër se konsumi real i tyre.
 
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama theksoi se: “Edhe pasqyra e Institutit të Statistikave Europiane tregon se çmimi i energjisë për familjarët është ulur, nuk është rritur”.
 
Më tej ai shtoi se: “Mund ta shohin vetë në linkun bashkëngjitur të gjithë ata që vazhdojnë të humbasin kohë, duke dëgjuar përrallat me gogol të Shqupit”, vijon Rama.
 
Pas këtij postimi të Ramës, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Basha e quan Ramën kryegënjeshtarin e Ballkanit, pasi sipas tij, është vetë ERE që evidenton se çmimi i energjisë është rritur.
 
Rama deklaroi sot se shqiptarët paguajnë fatura më të ulura energjie se më parë dhe e kundërta është propagandë e opozitës që i do të keqen. Por të dhënat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshherë zbuluar kryegënjeshtarin e Ballkanit. Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë per kilovat -e sot paguajnë 9.52 lekë për kilovat. Çmimi mesatar po kështu kaloi nga 8.89 në 9.52”, citohet në deklaratën e Bashës.
 
Sipas Bashës, qytetaret që paguajnë faturën e dinë më mirë se askush të vërtetën për faturën e energjisë.
 
“Ne jemi përditë me ta dhe pranë tyre dhe shohim e dëgjojmë përditë mbi faturat e kripura të energjisë. Edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë. E ka mendjen të mbushë xhepat dhe jo të qeverisë. 2.2 mld euro të vjedhura në 2 vjet, 90 milion dollarë shpenzime luksi për qeveritarët ndërsa shqiptarët mezi sigurojnë bukën e gojës", thotë Basha.
 
Sipas tij, PD do të ulë çmimin e energjisë sapo të vijë në pushtet.

"Ora po vjen e llogaridhënies me votë për mashtrimet e tij. Ne do te ulim çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kë, buxheti i shtetit do të paguajë për familjet ne ndihme ekomomike faturën e energjisë deri ne 200 kw dhe atë të ujit, me miliardat që sot shkojnë për zyra dhe jaguare, koço, papulë, nushe dhe çarapule”, vijon deklarata e Bashës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot