Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë Rama është ndalur te progresi i bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE. Rama tha se rruga e vetme për shqiptarët për të qenë pjesë e tregut europian të punës është ajo e reformave dhe çeljes së negociatave. Azilkërkimi tha Rama nuk është rruga e duhur për shqiptarët.
"E vetmja rrugë për shqiptarët në tregun e punës, është rruga e reformave, rruga e negociatave të BE dhe jo azilkërkimi. Ne nga ana jonë do ua bëjmë të qartë qytetarëve shqiptare se rruga e azilkërkimit, jo vetëm që është e paligjshme, por edhe është një rrugë pa krye”, tha Rama.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO