Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmë vonë e ka zhvilluar një takim pune me biznesmenin e njohur Alex Soros, djalin e multimiliarderit George Soros.

Rama ka postuar një foto me Alex Soros dhe ka bërë me dije se në darkë ka folur me Soros për Shqipërinë dhe rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale.

“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, shkruan Rama në postimin e tij.