Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, për drogën në Shqipëri, është komentuar edhe nga Kryeministri i vendit, Edi Rama sipas të cilit, ky raport është inkurajim në luftën kundër drogës që po bën policia shqiptare.
Kryeministri këtë reagim e ka bërë në rrjetin social “Facebook” ku ka thënë se, raporti është shumë pozitiv, në këto 25 vite, dhe se e inkurajon Shqipërinë që të ecë akoma më shumë në rrugën e duhur.
“Raporti me pozitiv i Departamentit te Shtetit ne 25 vjet për arritjet e vendit kundër drogës! Inkurajim për më tutje ne drejtimin e duhur” ka shkruar Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Në raportin e DASH theksohet se gjatë vitit të kaluar autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com