Kryeministri Rama është përfshirë në debat me komentuesit pas një videoje që ka shpërndarë nga aksioni për kontrollin e mishit. Ndjekësit i kanë kujtuar Ramës mishin e importuar nga Brazili duke sjellë më pas edhe reagimin e tij.
/Shqiptarja.com
“Siguria mishit fillon nga mishi i pulës nga mishi brazilian nga sallameritë dhe jo nga mishi bio i fshatari tonë Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin” shkruan njëri nga komentuesit.
Ndërsa Rama i është përgjigjur me ironi “E tha bukur ai gjermani ne vitet 80, skuadër futbolli ne Shqipëri nuk keni po keni 2 milionë trajnerë”.

dy.b/shqiptarja.com










