TIRANE - Festa e skuadrës së Rilindjes së PS në Qarkun e Tiranës, nuk kishte si të mos kalonte mes batutave e të qeshurave nga të majtët që kishin mbushur shkallët e amfiteatrit në Liqenin Artificial, deputetëve dhe liderit e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama. Pas një falenderimi të gjatë për fitoren e thellë të së majtës, Rama me sportivitetin që e katakterizon herë-herë, rrëfeu hyrjen në PS dhe “kushtet” që iu paraprinë nga Pandeli Majko.
Ishin pikërisht kushti i heqjes së çorapeve të kuqe si dhe martesa që i duhej një drejtuesi partije. “Kemi shkuar tek zyra e Pandit kur u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, por nuk ishim dakord në atë kohë se më doli kundër, megjithatë e zgjodhi kongresi Sekretar të Përgjithshëm, mua më zgjodhën kryetar. Dhe unë e Saimiri i shkojmë në zyrë, Pandi nuk më shikonte fare mua.
I thotë Saimirit ‘po ti i martuar je?’. Me një fjalë, ky është rast pa shpresë. Saimiri i thotë ‘Jo s’jam i martuar’ dhe Pandi i thotë mirë dil jashtë. Saimiri më pa mua, por unë s’i flisja dot se më duhej ta rregulloja me Pandin. Pandi kthehet nga unë më tha kam dy kushte ‘e para mos hajde me çorape të kuqe në parti dhe e dyta tha fillo mendoje se nuk e ke pa afat këtë të qenit beqar’. Dhe i realizova të dyja, megjithëse çorapet e kuqe i përdor kur nuk kemi mbledhje grupi”, ishte fjalimi përmbyllës i liderit së majtëve që u prit mes brohortijeve nga elektorati i majtë.
PREMTIMETTri gjëra që spikatën në fjalën e kreut të PS ishin pikërish: E para, që ai garantoi qeverisje për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim nëse votuan apo jo PS-në, së dyti, asnjë ndarje qytet - fshat apo veri-jug dhe së treti, ai afroi mundësi mundësi konkretet punësimi për të gjithë ata që janë të motivuar për të punuar në qeverinë e majtë.
Ftesa ishte e qartë: Na sillni motivacionin tuaj për të kontribuar për shtetin! Falenderimet nuk munguan për asnjë deputet, për asnjë njesi, por të veçanta ato qenë për njesitë bastione të PD-së që "si Shkodra, si Kavaja", votuan majtas: njësia 8 për shembull apo "qershia mbi tortë" - Lapraka.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35