TIRANË – Kryetari i PS-së, Edi Rama, është takuar sot pasdite me mbështetësit e tij në njësinë nr.6 në Kombinat.

Duke iu drejtua, jo vetëm atyre, por edhe demokratëve Rama tha:

“Dua t’u them dy fjalë demokratëve këtu në Kombinat, që nuk janë dhe aq shumë: Shpëtojeni PD-në duke mos e votuar në 23 Qershor. Jepini PD-së mundësinë të rilindë edhe ajo duke shkuar në opozitë dhe duke bërë një reflektim të madh në vetvete për t’u çliruar nga një grup që përmes PD-së ka uzurpuar shtetin shqiptar dhe e ka Shqipërinë në një vend gjithmonë e më pak të jetueshëm për njerëzit e zakonshëm. Vota e 23 Qershorit është një votë që nuk do vendosë katër vite, por fatin e një gjenerate"

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)