Rama-deputetëve: Mos sillni
marangozë për drejtorë e shefa

Rama-deputetëve: Mos sillni<br />marangozë për drejtorë e shefa<br>
Zbardhen debatet e në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist. 

Shqiptarja.com ka mësuar se kryetari i PS dhe njëherazi kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin e mungesës së profesionistëve në pozicionet e larta të zyrave të shtetit. Kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendjen deputetëve që të mos propozojnë marangozë në pozicionet e drejtorëve dhe shefave të sektorëve.

Mos dëgjoj më të fusni marangozë për drejtorë dhe shefa. As këngëtarë në vend të elektricistëve në OSHEE”, ka deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist.

Ndërkohë, pas largimit të kryeministrit, deputetët e PS kanë shpërthyer kundër ministrave, duke i akuzuar se nuk komunikojnë me ligjvënësit. Pjerin Ndreu tha se ministrat nuk përgjigjen dhe hiqen si pronarë firmash. “Ministrat nuk komunikojnë normalisht dhe për çështje të ligjshme”, ka thënë Ndreu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023