Tensionet në veri, Rama propozon ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd! Për Kosovën figuron emri i aktorit të njohur nga Tropoja
Petrit Malaj dhe Bardhyl Canaj
Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj. Një aktor i njohur ndodhet në listën e 12 emrave të rinj të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë.
Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Whatsapp-i. Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd Rama ka propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.
12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:
- Petrit Malaj Kosovë
- Oljan Kanushi Slloveni
- Bardhyl Canaj Serbi
- Genc Pecani Rusi
- Qirjako Qirko Hungari
- Artur Kuko Holandë
- Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji
- Mimoza Halimi Poloni
- Sokol Dedja Danimarkë
- Inid Milo Bullgari
- Entela Gjika Spanjë
- Ilir Hysa Kuvajt
Propozimet për ambasadorët në Kosovë, Serbi dhe Hungari do të shqyrtohen ditën e nesërme në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të përgatitet edhe raporti këshillues që do t’i dërgohet presidentit, Bajram Begaj. Kujtojmë se më herët Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 16 ambasadorë të rinj.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.5%
-
Shëndet
68.4%
-
Mirëqënia
21.1%
Vota total: 1466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
1 Janar, 17:12
-
Prishtina, e pesta në botë për ajrin më të ndotur
1 Janar, 16:52
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Presidentja Osmani viziton policët në Mitrovicë të Veriut ditën e fundit të vitit
31 Dhjetor 2024, 18:39
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit
31 Dhjetor 2024, 16:22
Pas nje dekade njohje te Kosoves me Kristaq Ramen dhe politiken e tia..jam i sigurte qe ndihma ma e madhe qe munde ti ban Kosoves qe te heshte,te mbylle gojen dhe mos te vepron asgje lidhur me Kosoven,mjafte shume dame ka bere,duke fillue nga ndarja me Thaqin,Ballkan te hapur,anulim te mbledhjes se qeverive,konflikti me Ramushin,Mustafen,Hotin,Kurtin dhe Osmanin etj,etj,etj miqesine dhe vellazerine me Serbine munde te vazhdon sa te doje..me Kosoven mos te merret fare..zerro.."Q'te duhen armiqte..kur e ke nje mik te tille"
PërgjigjuO Valter duket nga ky koment qe nuk e ke aspak idene nga politika prandaj me mire mos komento se del zbuluar qe je i paditur.
Totalisht injorant dhe ordiner si ne rastin e ministrit te brendshem. Merr dritan dajtin shullazin martinajt e çoi neper ambasada se vetem kero te kane ngele pa u emeruar o i mjeri Kryeminister i pa shkolle
PërgjigjuJa paske gjetur fiks plako,totalisht palidhje po but Rama se rrun e ka bo si komunizem dhe nuk u mer mendim komisioneve per figurat qe perfaqsojne vendin. Arrogance nuk ka brire