Rama: Deri tani 1300 aplikime
për konkursin unikal Fressh Voice

Rama: Deri tani 1300 aplikime<br />për konkursin unikal Fressh Voice
Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të hënë të rinjtë shqiptarë që të bëhen pjesë e konkursit kombëtar Fressh Voice. Sipas Ramës deri tani numri i aplikantëve ka shkuar në 1300, ndërsa afati i fundit i aplikimeve është 20 prilli.

“Deri sot kanë shkuar afro1300 aplikimet (afati i fundit 20 prill) për të marrë pjesë në konkursin unikal kombëtar për liderat e rinj, FRESSH VOICE. I këndshëm ky videomesazh 15 sekondësh : fresshvoice.al”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”, duke postuar dhe një video, ku dy vajza binjake aplikojnë në konkurs.
 
Partia Socialiste çeli një ditë pas Kongresit, fushatën e anëtarësimeve dhe përzgjedhjes së strukturave të reja drejtuese në organizatën rinore të saj, FRESSH.

Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Arlinda Dudaj dhe aktori Gazmend Paja janë anëtarët e jurisë që do të përzgjedhë djemtë dhe vajzat që do të drejtojnë organizatat e FRESSH-it në të gjithë Shqipërinë.
 
 

Deri sot kanë shkuar afro1300 aplikimet (afati i fundit 20 prill) për të marrë pjesë në konkursin unikal kombëtar për liderat e rinj, FRESSH⭐️VOICE. I këndshëm ky videomesazh 15 sekondësh :-))) fresshvoice.al

Posted by Edi Rama on Monday, March 28, 2016


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja