Pas takimit zyrtar me Vuçiç dhe me liderët e tjerë që ishin pjesëmarrës në Kongresin Botëror të Naftës në Turqi, Rama u takua me Presidentin e Serbisë edhe në një resort.
 
Sikur zbulohet përmes fotove të publikuara nga “Sunset Grill & Bar” Rama dhe Vuçiç kanë pushuar për disa orë pas Kongresit duke diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve.
 
 “Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë,” shkruhet në faqen e Instagram të resortit turk.

Rama
Vucic dhe Rama

dy.b/shqiptarja.com