Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha do të udhëtojnë sot për në Bruksel. Axhenda është e ndryshme, pasi Rama është ftuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini në një darkë pune ku pritet që të jenë të pranishëm edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
/Shqiptarja.com
Ndërsa lideri i PD do të marrë pjesë në një samit të PPE. Mbetet për t’u parë nëse Basha dhe Rama do të udhëtojnë bashkë në të njëjtin avion për në Bruksel apo do të kenë ndonjë takim në kryeqytetin e BE-së.
dy.b/shqiptarja.com











