Kryetari i PS Edi Rama dhe ai i PD Sali Berisha për vite me radhë e kishin kthyer në ‘tabu’ ndryshimin e pjesmarrjes në emisionet televizive.

Nëse Berisha ishte “abonuar” në emisionet e TV Klan, kreu i PS lëvizte kryesisht te Top Channel por dhe Vizion Plus etj.

Por vitin e fundit kreu i PS e “prishi” këtë rregull duke shkuar disa herë te emisioni “Opinion” në TV Klan, pikërisht në atë që ai e ka quajtur shpesh “strofulla e Saliut”. Ndërkohë që Berisha vendosi tashmë së fundmi të “vizitojë” Top Channel.