Rama dhe Donald Lu përplasen
në Konferencën për Antidrogën

Rama dhe Donald Lu përplasen<br />në Konferencën për Antidrogën
TIRANE - Në konferencën për prezantimin e shifrave dhe fakteve të luftës kundër drogës, mes kryeministri, Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Doland Lu ka pasur një përplasje në deklaratat e tyre.
 
Ambasadori amerikan gjatë fjalës së tij tha se, dy të palët si maxhoranca dhe opozita kanë lëshuar akuza të ndërsjellta për lidhje me krimin dhe sipas Donald Lut ë dy palët vuajnë nga ky problem.
 
“Partitë politike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni që të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Shqipëria ka nevojë që të luftojë kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar”, tha ambasadori.
 
Rama u kundërpërgjigj duke thënë se, është komode të thuash që të dy palët kanë faj.
 
“Është bërë modë këtu në Shqipëri, dhe unë i mirëkuptoj edhe miqtë edhe partnerët tanë që e kanë përqafuar këtë modë. Sepse në fakt është një modë komode, që “të gjithë janë njësoj, të dyja palët kanë faj, të dyja palët kanë shumë arsye për t’u ndjerë keq përpara popullit shqiptar” e të tjera. Por, nuk po i hyj kësaj, kjo është një modë që unë e kam neveritur me kohë dhe me vakt dhe do vazhdoj ta neveris”, deklaroi Rama.
 
Kryeministri e mbylli fjalimin me një batutë ngacmuese për Donald Lu, por ambasadori amerikan i cili nuk mbante kufje për të dëgjuar përkthimin nuk e kapi atë edhe pse homologu i tij italian po i buzëqeshte në fytyrë.

“Nuk besoj se do të çohen të thonë që ishin gënjeshtra dhe shpresoj që mos ta fusin dhe Ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizimin”, tha Rama.

Rama akuzoi se qeveria e kaluar e djathtë ka qenë “kokë e këmbë” e lidhur industrinë kriminale të drogës. Kreu i qeverisë tha se policia edhe pse po e lufton si kurrë më parë trafikun e drogës është e akuzuar si kurrë më parë për shkak se ka prishur interesat. 



rama-lu
rama-lu
lu

Rama:Asgjësuam 99.2 % të drogës

I shoqëruar nga dy ambasadorët e Italisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me shifra të raporteve të pavarura siç eshte ai i Guardia di Finanzias, lumit të akuzave të përditshme të opozitës, se qeveria është e lidhur me trafikun e drogës. Rama tha se sulmet e opozites, te cilen e ironizoi si "industri te baltes", nuk jane rruga e duhur per te bere betejen politike. Shefi i ekzekutivit shqiptar tha se kjo baltosje qe demokratet po i bejne punes se qeverise ne luften kunder droges, vjen pasi i jane prekur interesat.

Nën moton “Antidroga, një histori suksesi”, Policia e Shtetit publikoi rezultatet e aksionit mbarëkombëtar kundër lëndëve narkotike. Salla e Pallatit të Kongreseve ku mbajtën fjalë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më i “shigjetuari” nga sulmi i PD-së, kryeministri Rama, kryepolici Haki Çako dhe dy ambasadorët Massimo Gaiani e Donald Lu, ishte e mbushur me efektivë policie.  

Duke ju referuar raportit të Guardia di Finanzias, shefi i mazhorancës vuri në dukje diferëncën e theksuar të kanabisit të asgjesuar nga ish-qeveria Berisha dhe nga qeverisja aktuale nën drejtimin e tij.

“Vetëm 7 % i gjithë sasisë së mbjellë është shkatërruar në 2013-ën, dhe pjesa më e madhe në 3 muajt kur ne morëm detyrën dhe e shpallëm këtë luftë, ndërkohë që janë 99.2 % (jo shifra të ministrit dhe qeverisë, se ne jemi kokë e këmbë të lidhur me krimin) këto janë shifrat e Guardia di Finanzias që këto fotografi ajrore i kishte edhe në 2011-2012-2013, jua vendoste përpara të gjithëve atyre që ministri përmendi si ministra të Brendshëm ata para jush janë askush. Në gjuhën e tyre do të thuhej flinin mbi kanabisin”, u shpreh Rama.



Rama: Nëse do flisja si opozita “ministrat e PD kanë fjetur mbi hartat me drogë”
Kreu i qeverisë tha se opozita ka zgjedhur të ndjekë gjuhën e përbaltjes ndaj mazhorancës, por në fakt, nëse do të ndiqte logjikën e tyre, janë shifrat e këtij raporti të cilat “fundosin” vetë qeverinë e djathtë.

Ka plot rrugë të tjera për të bërë betejë politike, nuk ka asnjë qeveri në botë që një qeveri të jetë e përsosur, opozitës nuk i duhet të shpikë fabul cdo ditë. Kjo nuk është politike. Në shifrat e ekspozuara nga ky operacion flitet për rrënjë, për hektarë, për sasira droge, por ato përkthehen në euro, janë miliarda që deri dje shkonin diku, sot nuk shkojnë më. Dhe ky është një operacion që ka prekur interesa kolosale, Nëse do të ndiqnim logjikën e opozitës, dhe do të ndërtonim të njëjtën fabul, se është bërë modë këtu dhe i mirëkuptoj partnerët tanë që e kanë përqafuar këtë modë, se është komode, të gjithë janë njësoj – të dyja palët kanë faj, etj etj...kjo është një modë që unë e kam neveritur. Nëse ne do të ndiqnim të njëjtën vijë logjike çfarë duhej të thonim për ministrat e Brendshëm që sot predikojnë sikur të ishin engjëjt e antidrogës së rënë nga qielli i virtyteve. Pse kanë fjetur gjumë mbi gjithë këto harta. Pse në vitet 2010-2011-2012-2013 nuk kanë bërë asgjë, për të reaguar dhe për të shkulur këtë kancer nga trupi i Shqipërisë. Kanë qenë kokë e këmbë të lidhur me industrinë e këtij aktiviteti kriminal. Në logjikën e tyre kanë fituar miliarda dhe duhej të ishin të parët që të përgjigjeshin. Unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë. Përtej pallateve të mbledhjeve dhe kongreseve, përtej mediave dhe ekraneve e gazetave, përtej gjuhëve dhe lapsave ka një popull që nuk ja ha qeni shkopin. Dhe unë i besoj shumë atij populli që është spektator i këtij teatri absurd ky policia lufton si kurrë më parë me krimin, me drogën, korrupsionin dhe është e akuzuar si asnjëherë më parë , jo vetëm nga opozita po nga një sërë segmentesh të lidhur me njëri-tjetrin”, - theksoi kryeministri Rama.



Rama apel policëve: Mos dëgjoni “industrinë e baltës”, jini krenarë për betejën tuaj
Një pjesë të mirë në fjalën e tij, kreu i qeverisë Rama ia dedikoi punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë në fushën e betejës kundër kultivimit të kanabisit në zonat më të thella të Shqipërisë. Rama përgëzoi punën e tyre dhe tha se duhet të ndihen krenarë dhe të mos dëgjojnë opozitën, e cila sipas kreut të qeverisë kërkon të mbijetojë në politikë përmes “industrisë së baltës”.

I kemi shërbyer Shqipërisë dhe transformimit të imazhit të saj në një mënyrë shembullore, atdhetare dhe historike. Policia e Shtetit në këto dy vjet ka bërë padyshim një kthesë historike për rendin ligjor në Shqipëri, për pozicionet e reja mes shtetit dhe krimit për sigurinë dhe perspektivën e gjeneratave të tjera. Asnjë i korruptuar, i inkriminuar, i shpallur në kërkim nuk mundet dot të hedh baltë mbi shumicën dërrmuese të kësaj trupe që sot janë bërë mëshirimi i ndryshimit që ne duam në çdo sektorë. E marr me mend çdo të thotë për secilin prej jush që qepet atyre zgëqeve për të çrrënjosur kanabisin në thellat e Shqipërisë kur dëgjon gjithëfarëlloj akuzash, monstruozitetesh dhe sulmesh verbale mbi ministrin e Brendshëm, drejtues të Policisë së Shtetit, mbi vetë qeverinë në raportet me krimin dhe me gjithë përmbajtjen e betejës për të cilën ju dilni çdo mëngjes nga shtëpia. Duhet të jetë shumë e rëndë, dekurajuese, shumë e vështirë për të mos u tunduar nga dyshimet se mos vallë unë punonjësi i policisë që bashkë me shokët e mi apo me plot vajza që janë përfshirë në policinë e Shtetit po shkojnë mish për top, po bëjnë një luftë me mullinjtë e erës, ndërkohë që qeveria jonë na qenka jo e lidhur por në krye të gjithë aktivitetit kriminal. Është vërtetë për tu ndjerë thellësisht keq si shqiptarë kur dëgjon shqiptarë, njerëz me pushtetin e të pasurit një mikrofon përpara, që marrin pjesë kolektivisht në këtë përbaltje të madhe ndërkohë që faktet që së paku duhet të heshtin. Kemi për detyrë të mos dëgjojmë asnjërin nga ata që hedhin baltë dhe përpiqen të vënë pengesa nga më të mëdha, tek cenimi i dinjitetit të njeriut. Duke u përpjekur aty ku sulmi është më i rëndë, tek goditja e figurës morale të njeriut, dhe duke u përpjekur aty ku kanë synuar gjithmonë kasat e korruptuar, jemi të gjithë të zhytur në drogë jemi të gjithë për tu flakur tutje. Sepse nëse fiton ky perceptim fiton pala që ka më pak të drejtë. Se për këtë industritë e baltës janë intensive sa herë që një qeveri merr përsipër të godasë aty ku janë ndërtuar interesa dhe aty ku gjenerohen para të paligjshme. Duke e pas kuptuar me kohë se është e kotë t’i dëgjosh, se sa më shumë i dëgjon aq më shumë lëndohesh, mos i dëgjoni. Ndihuni krenar për gjithçka keni bërë, tha Rama.

rama policia

Rama:Shpresoj që opozita mos ta fusë ambasadorin Lu në ligjin për dekriminalizimin
Duke vazhduar në këtë linjë, Rama ju referuar edhe dëshmisë së ish-shefit të Antidrogës në kërkim për dekonspirim të operacioneve, kur tha se një i kërkuar është kthyer në heroin e opozitës për të përbaltur punën e Piolicisë së Shtetit. Kjo sipas kreut të qeverisë, tregon se sa poshtë ka rënë opozita shqiptare. Kjo, - tha Rama, - duhet të shërbejë për të mos i dëgjuar akuzat e tyre por për të marrë për bazë rezultatet e raporteve të pavarura, sic janë ato të paraqitura nga Guardia di Finanzia.

Ai bëri dhe një batutë kur tha: Nuk besoj se do të çohen të thonë se ishin gënjeshtra dhe shpresoj që mos ta fusin edhe ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizimin

“Dhe ju jap vetëm një mundësi që të ndiheni të qetë: Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi që na kërkoka përgjigje, që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura për të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër. Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë, se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës, ndërkohë që gjithçka sot u shfaq këtu dhe fatmirësisht, por fatkeqësisht për ne si popull mori vulën e dy ambasadorëve të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë luftë, nuk besoj se do të çohen të thonë se ishin gënjeshtra dhe shpresoj që mos ta fusin edhe ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizimin”, tha Rama.

Donald Lu: Javën e ardhshme ekspert i FBI në Tiranë
Ambasadori amerikan në Tiranë në konferencën e organizuar për arritjet kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, vuri në dukje se javën e ardhshme vjen në Tiranë një agjent i FBI-së, i cili do të punojë ngushtësisht me policinë shqiptare.
 
Gjatë fjalës së tij Lu theksoi se partitë politike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin, por sipas tij të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem.
 
Lufta kundër drogës dhe krimit të organizuar ka bërë një hapë përpara me këtë operacion nga ajri në bashkëpunime Guardia di Finanzia dhe Universitetit të Napoli, që identifikuan zonat ku kultivohej kanabisit. Një ekspert i FBI vjen javën e ardhme në Tiranë për të ndihmuar policinë shqiptare. Ekspertët tanë po punojnë për hartimin e ligjit për Byronë Kombëtare dhe Reformimin e Gjyqësorit. Partitë politike e kanë akuzuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni që të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Shqiperia ka nevojë që të luftojë kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar.

lu


Gaiani: Bashkëpunimi me Shqipërinë përvojë pozitive që duhet të vijojë!
Në konferencën “Antidroga një histori suksesi, ambasadori italian ën vendin tonë Massimo Gaini vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve të vendin të tij dhe Shqipërisë. Ai tha se vetëm vijimi i mëtejshëm i këtij rrugëtimi mund të sjellë rezultate edhe më pozitive në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në territorin shqiptar.

Gaiani: Bashkëpunim i shkëlqyer mes policisë shqiptare me Guardia di Finanzian, Interforcën përgjatë gjithë kësaj faze. Kjo është bërë e mundur në bazë të shkëmbimit të të dhënave, e gjithë kjo është bërë e mundur përmes një niveli të jashtëzakonshëm të besimit të ndërsjellët. Misionet e realizuara kanë bërë të mundur që të vihen në dispozicion të policisë shqiptare të dhëna për drogën, 1350 plantacione me kanabis janë zbuluar të shtrira në territorin shqiptari të cilat janë asgjësuar dhe më tej janë identifikuar edhe autorët. Këtë vit është vënë re edhe prurja e parcelizimit të vogla në zona të thella, bëhet fjalë për një strategji përshtatjeje. Me luftën kundër drogës reduktohet edhe aftësia financiare e veprimtarive kriminale. Nëse dëshirojmë të kemi rezultate pozitive është e rëndësishme që kjo përvojë e arritur deri tani të vijojë. Por Italia dhe Shqipëria nuk mund të përballojnë të vetme peshën financiare, duhet zgjeruar bashkëpunimi me aktorë të tjerë. Është e rëndësishme që të studiohet dhe të zhvillohen rrugëtime të tjera në mbështetje të kultivimit të bimëve të tjera që janë fitimprurëse dhe të përfitohet më tej një të ardhur që rrjedh nga një veprimtari e ligjshme. 

ambasadori italian gajani


Tahiri: Qeveria Berisha asgjesoi vetëm 7.5 % të hektarëve të drogës, ne 99.2 %
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publike rezultatet e raportit të Guardia di Finanzias për asgjësimin e bimës narkotike. Ai tha se në vitin 2013 ish-qeveria e djathtë ka asgjësuar vetëm 7.5 % të sipërfaqes me drogë, ndërsa në 2015-ën qeveria e majtë ka shkatërruar 99.2 % të sipërfaqeve të identifikuara me kanabis. Sipas statistikave, tha Tahiri, - edhe sipërfaqja e drogës së mbjellë është 8 herë më pak se në 2013 

"Në vitin 2013 kur qeveria e kaluar ishte në detyrë, një sipërfaqe 323 hektarë u kultivua me bimë narkotike, këto të identifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanzia. Nga këto policia shkatërroi 7.5% të të gjithë parcelave të fotografuara nga ajri.  Sipas këtyre të dhënave, viti 2015, sipërfaqja e kultivuar është 44 hektarë. Të identifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanza-s. Kjo është 8 herë më pak sesa sipërfaqja e mbjellë në vitin 2013. Do të thotë në Shqipëri në vitin 2015 është kultivuar 8 herë më pak drogë sesa në vitin 2013 dhe nga kjo sipërfaqe e kultivuar sot policia ka shkatërruar deri ditën e sotme 99.2% të sipërfaqeve të idnetifikuara nga fotografimi ajror i Guardia di Finanza-s", tha Tahiri.
statistikat e droges

statistikat e droges

statistikat e droges



  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe