Pas zgjedhjeve të mbajtura sot në Turqi, të cilat rezultuan të suksesshme për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, liderët botëror kanë uruar presidentin Erdogan për suksesin në këto zgjedhje, raporton Anadolu Agency. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një lidhje telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, raporton AA. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.
Njësoj, sipas kësaj agjensie ka bërë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes një telefonate.
Po ashtu Erdoganin e kanë uruar edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani. Ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, por bazuar në ato preliminare, Erdogan do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Turqi që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

Komente
