Rama dhe ministrat ne Kuvend: Borxhi
për pensionet, invalidët e biznesin

Rama dhe ministrat ne Kuvend: Borxhi<br />për pensionet, invalidët e biznesin
TIRANE- Kryeministri Rama dhe ministrat eqeverisë kanë mbrojtur dje rishikimin e buxhetit, ku kanë theksuar se borxhi që po merret do të jetë për të kombnsuar më shumë shtresat në nevojë që qeveria e mëparshme i kanë lënë në gjendje të keqe.
 
Qeveria e mbrojti aktin normativ të saj duke dhënë argumeta dhe duke lëshuar akuza në të njëjtën kohë për dëmet që i ka shkaktuar qeveria paraardhëse ekonomisë në vend. Kryeministri, Edi Rama e argumentoi aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2013 me domosdoshmërinë e shlyerjes së borxheve që qeveria paraardhëse i ka lanë mazhorancës së re. Shefi i qeverisë përmendi vonesat në shlyerjen e detyrimeve për personat me aftësi të kufizuar, harxhimin e fondit të emergjencave dhe borxhet që shteti u ka bizneseve, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë së tij për të tejkaluar atë që e cilëson si situatë të rëndë të financave të vendit.

“Buxheti i këtij shteti i detyrohet personave më në hall të kësaj shoqërie, personave me aftësi të kufizuar një shërbim modest për vetë kushtet e Shqipërisë, por që për ta do të thotë një fjalë shumë të thjeshtë bukën e gojës. Për këtë bukë goje, buxheti i këtij shteti i miratuar nga ata që në 23 qershor morën 1 mln shuplaka parashikonte 174 mln dollarë. Nga këto para në prill, maj qershor, në prag të fushatës janë shpenzuar 94% të fondit pa u përpjekur se ku do ta gjejnë bukën e gojës ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të siguruar bukën e gojës”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se borxhi po merret për të mbuluar këto pagesa, për invalidët, pensionet, ilaçet, si dhe për të paguar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit dhe sipëmarrësve. “Përfitoj t’ju them se ja shembulli i mosdëgjimit. Në të gjitha ato që tha në replikën e vet, sesa jashtë realitetit janë akoma dh sesa shumë e kanë humbur shkallën e degjimit. Pasi ky akt normativ është pikërisht për ato që u thanë. Këto para janë për të sigurar pargesat për invalidët, për pensionet, 74 mln për ujë, dhe 227 milionë për investime në vazhdim. Ne mendojmë se ekonomia është një, se arka e buxhetit të shtetit është shumë e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është për çdo sipërmarrje arka e vet.

Ministrat
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Kuvend, ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se “Situata ekonomike është e rëndë” dhe për qeverinë dy janë shqetësimet themelore: Si të ringrejmë ekonominë në nivelet potencilale dhe të mbajmnë nën kontroll financat dhe borxhin publik, dhe më pas të ulet. “Impaktet e aktit normative shkurton me 38.8 miliardë lekë të ardhurat e buxhetit fileshtar duke e mbyllur me 32 mld lekë, ose sa 23. 9 % e PBB ndoshta shifra më e ulët në të gjithë historinë e demokracisë. Të ardhurat totale pritet të jenë më pak se tre vitet më parë. Të ardhurat nga tattimet e doganat pritet të jenë 16.2 % e PBB më pak se 10 vjet më përpara. Efekti negativ në buxhet është 4.7 mld lekë”, tha ai. Ministri i Financave akuzoi paraardhësin e tij se në vend të shkurtonte shpenzimet ka bërë investime të mëdha për luks.

"Ministritë jo vetëm që nuk i ndalën shpenzimet, por vetë ministria e Financave, institucioni më i çuditshëm nis e bën investime për të riparuar godinën për 900 mijë dollar në qershor. Në vend që të ndalte vetë e para,e  të shihte se ku po shkonte me të ardhura bën investime luksi. 370 mijë dollarë investime pa leje ndërtimi. Para të shkuara dëm pasi një pjesë u prish dhe pjesa tjetër do prishet. Do kërkohet llogari për këtë. Vërtet në korrik është një akt për të ndërprerë këto shpenzime por kanë dalë 20 akte të tjera nga qeveria që lejonin  vazhdimin e investimeve”, tha ai. Ndërkohë që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, duke mbrojtur rishikimin e buxhetit, ka deklaruar se, ky vendim merret për të rregulluar gropat e mëdha që u lanë në buxhet nga qeveria “Berisha”. Doni të vini tek momenti final, që ka të bëjë me filozofinë tuaj.

U keni fshehur 650 milionë dollarë borxhe. 790 milionë lekë, është një faturë që nuk e keni paguar një kompanie të pranuar. Cila është arsyeja që nuk keni paguar ata që kanë punuar. Por nuk i paguam këto para ekonomia shqiptare ndalon dhe ne do e heqim këtë shkëmb. Shqiptarët ju bënë një të mirë, 1 milionë vota kundër, 1 milionë shuplaka”, tha gjatë fjalës së tij, ministri Arben Ahmetaj.
 
Rezervat e shtetit
-Nga 490 mijë kg që duhej të ishin në rezervat e shtetit për emergjenca, aktualisht  është zero.
-Sheqeri, ku duhej të ishin 45 mijë kilogramë, keni lënë vetëm 85 kilogramë.
-Tek orizi jeni të mirëkutuar se jeni pilaf dashësh të njohur botërsisht.
- Miellin e keni kursyer nga 200 mijë kg keni lënë 30 mijë kg. Pavarësisht se keni kaluar te Versaçja.
-Zero kg fasule nga 30 mijë që duhej të ishin atje. Keni pasur zorrën më të babëzitur për të thithur naftë.
-Zero karburant keni lënë.
-Keni lënë pas sipas BB dhe FMN afërsisht 200 mln dollarë punë të tenderuara publike të papaguara.
 -20 mlnë dollar për ujë e kanalizime, 30 mln dollarë për shëndetësinë i keni lënë në formë faturash.
-Për arsimin, keni lënë 20 mln dollar fatura.
 
Korrigjimi i Buxhetit
Shpenzimet e Buxhetit shkurtohen me 16,1 miliard lekë (161 milion dollarë)
Shpenzimet Korente shkurtohen me 10,1 miliard lekë (101 milion dollarë)
Shpenzimet e Personelit shkurtohen me 256 milion lekë (2,5 milion dollarë)
Shpenzimet Operative e të Mirëmbajtjes shkurtohen me 712 milion lekë (7,1 milion dollarë)
Investimet kapitale shkurtohen me vetëm 6,5 miliard lekë (65 milion dollarë), nga të cilat 5,6 miliard lekë janë fonde të huaja që nuk kanë mbërritur e nuk janë prokuruar ende për projekte investimesh për këtë vit


Përtej këtyre, mbeten dhe 112 miliardë lekë shpenzime që duhet të kryhen.  Nga këto, 86,2 janë shpenzime korente. Ndër to 34,8 miliard janë pensione, 19,3 janë paga, 14,1 janë interesa të borxhit, 2,7 janë shpenzime sociale, 7,3 janë shpenzime të qeverisjes vendore dhe vetëm 7,4 shpenzime të funksionimit të shërbimeve publike për shqiptarët; 22,7 janë shpenzime kapitale.

Si u përdor Rezerva
Dy vendime 1.2 milion dollarë për lobim në SHBA nga Janari në Prill; Katër vendime për “shërbimet qeveritare”, tre në gusht, me vlerë 1.1 milion dollarë, shumica për rikonstruksionin e vilës se famshme NR4; dy vendime për auditimin e kompanisë CEZ me vlerë 550 mijë euro; më 21 Gusht 35 mijë dollarë për rikonstruksionin e godinës së Gardës.
 
Evazioni fiskal
Evazion ka në naftë. Kompania më e madhe prodhuese në vend  prodhon mbi 1 milion ton në vit dhe deklaron zero lekë fitime
Evazion ka edhe në përpunim. Janë ndërtuar e punojnë mbi 17 kioska rafineri që përpunojnë në kushte skandaloze naftë e tregtojnë më pas një karburant që nuk klasifikohet në asnjë standard cilësie, për më tepër pa taksa
Evazion ka edhe në telefoni, mes një xhungle ofertash, lojrash me rimbushje e numër abonentësh që konsumojnë më shumë se çdo gjë e paguajnë për këtë pa fund, në kushtet kur kërkush nuk mat
Evazioni në tregun e makinave të përdorura arrin në 250 milion euro në vit

Borxhi publik
Ndryshimi i nivelit të borxhit me 4.8 p.përqindje reflekton 2.4 p.përqindje efektin kumulativ të mashtrimit me shifrat e GDP, riparë në ulje për vitet ’11,’12,’13; 2,4 p.përqindje në shtim të borxhit publik si pasoje e mosrealizimeve dramatike në të ardhura dhe faturave të papaguara në këto 3 muaj
Borxhet janë mbi 50 miliard lekë dhe arrijnë në mbi 4,5 p.përqindje të GDP

(shifrat janë referuar nga kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe)

Shkrimi u publikua sot (25.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri