Rama dhe Thaçi takojnë sot
zv/presidentin e SHBA, Pence

Rama dhe Thaçi takojnë sot<br />zv/presidentin e SHBA, Pence
Në Mal të Zi po zhvillon punimet Samiti i Kartës së Adriatikut ku merr pjesë zv/presidenti i SHBA, Mike Pence si dhe kryeministrat e presidentët e rajonit, mes të cilëve edhe Edi Rama e Hashim Thaçi. 

Gjatë punimeve të këtij saimiti, Rama dhe Thaçi pritet të zhvillojnë një takim të përbashkët me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë. Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në, bashkëpunimi në kuadër të paqes si dhe intensifikimi i këtij bashkëpunimi, pritet të jenë në fokus të bisedës. 

Zv/Presidenti Pence mbërriti mbrëmjen e djeshme në Mal të Zi, ku  u prit me nderime më të larta shtetërore, nga kryeministri Dushko Markoviç.

Për qeverinë e Malit të Zi, vizita e Zv/presidentit amerikan është edhe një dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira të Malit të Zi me Shtetet e Bashkuara dhe partneritet strategjik të dy vendeve. Ndërkohë për analistët ndërkombëtarë, me vizitën e Pence, SHBA demonstron kthimin në Ballkan, prej nga “u larguan vet”.

Pak muaj më parë Mali i Zi u anëtarësua me të drejta të plota në NATO, një tjetër dëshmi kjo e rikthimit të vëmendjes së SHBA dhe perëndimit në rajonin e trazuar ballkanik. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë