Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektuan punimet për rindërtimin e banesës së familjes Lame në Lanabregas, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Veliaj informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura. Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.
“Në Tiranë jemi 359 kantiere të hapura për shtëpitë. Pra, ose shumë afër fundit, ose në nivel karabinaje. Kemi prapë mbledhje të Këshillit Bashkiak të hënën dhe kemi 250-shen e fundit. Pastaj, do të bëjmë një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak vetëm për të adresuar ndarjen e kurorave. Pra, do i kthejmë dy shtëpitë mbrapsht dhe do prodhojmë një vendim tjetër për katër, që të jemi në rregull edhe me ligjet e shtetit, edhe me transparencën që ju e keni theksuar që duhet të ruajmë çdo dokument”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht spekulantëve, i gjithë procesi është transparent duke respektuar gjithë procedurat ligjore dhe ruajtur dokumentacionin e plotë. “Patjetër që ka edhe njerëz që janë spekulantë, që thonë nuk jam paguar, nuk jam ndihmuar. Ne i kemi ruajtur faturat të gjithëve, raportet, akt-konstatimet, të gjithëve. Edhe kur dikush shpif për punë 2 minutash ne e verifikojmë. Por ajo që dua të them që për çdo njeri që mundohet të bëjë spekulantin, janë 1000 të tjerë që janë mirënjohës dhe që kanë respektuar shtetin, ligjet, afatet, certifikatat, hipotekën. Kështu që 99 % e njerëzve, si ata që përfitojnë, si ata që ndihmojnë, që paguajnë taksa janë super të ndershëm dhe korrekt. Pastaj çdo spekulant sqarohet, i jepet fatura”, deklaroi Veliaj
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.7%
-
Jo
41.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43