Rama dhe Veliaj publikojnë video nga Tirana me vizitorët e huaj në shesh, turistët: Na pëlqen shumë, ua kemi sugjeruar edhe miqve

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë ndarë mëngjesin e sotëm pamjet nga turistët e shumtë që këto ditë shtatori kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën.

Grupe turistësh, sportistë, çiklistë, dhe individë kanë vendosur që të vijnë në Tiranë për t’u njohur jo vetëm me historinë e qytetit, por dhe me kulinarinë e pasur ballkanase.

“Herën e parë që isha këtu, kishte rrugë në këtë zonë. Por, tani është kthyer e gjitha në pedonale, që është shumë e këndshme për vizitorët”, tha një i huaj.

“Ne na pëlqen Tirana. Kemi shpenzuar disa ditë këtu. Ua kemi sugjeruar edhe miqve që të vijnë e ta vizitojnë Tiranën. Tirana ka çmime të mira”, tha një tjetër.

“MIRËMËNGJES! dhe me turistët kuriozë që shijojnë Tiranën këto ditë shtatori, ju uroj një të diel të qetë”, shkoi Rama krahas videos që publikoi për të treguar se sa shumë turistë të huaj ka në Tiranë.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bizantinizma: 05/09/2022 15:05

    Vizitoret e huaj sjellin parà per ekonomine tone: ne hotele, restorante e transporte, si edhe ne sitet e trashegimise e ne tregjet lokale. Pjesa derrmuese e tyre, njelloj si ne cdo vend tjeter te botes, udhetojne "te paorganizuar", pra per hesap te vet. Ata nocionet e historise e te trashegimise sone i marrin nga botimet turistike ne gjuhet e tyre, nga sitet e trashegimise qe vizitojne, por edhe nga arkitektura, stili i jetes e mbi te gjitha njerezit qe njohin e qe takojne kur shetisin neper Shqiperi. A duhet te shqetesohemi per "historine" e per historirat tona qe mesojne keta vizitore (e perseris, shumice derrmuese) neper Shqiperi? Per mua, absolutisht jo! Shqiperia, dhe ne, jemi ata qe jemi, as nuk fshihemi, as nuk tjetersohemi dot (sic perpiqeshim te benim, naivish, kundrejt atyre pak vizitoreve te huaj te asaj kohe, gjate periudhes se monizmit), me te mirat e me te keqijat tona. Ata qe deshirojne vizite te nje lloji tjeter, te organizuar profesionalisht, zakonisht blejne pakete tek operatoret e huaj, qe mbeshteten tek partnere shqiptare per turet e tyre (ashtu si parashikon ligji). Per te gjitha keto arsye nuk mendoj se rruget e sheshet tona turistike duhen mbushur me "inspektore" e me dallaveraxhinj nga me te ndryshmit, me objektiv bezdisjen e vizitoreve te huaj. Guidat tona, apo tur operatoret shqiptare le te punojne ti terheqin/joshin vizitoret e paorganizuar me paketa, propozime, perjetime interesante e kuptimplota, jo me polici!! S'ka qejf me dhune!

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 04/09/2022 11:22

    Ne baze te ligjit mbi turizmin asnje grup i huaj nuk duhet te levizi ne shqiperi pa nje guide lokale ose kombetare shqipetare. Me dhjeteta grupe italian, cek, hungarez, spanjoll etj. nuk kane fare guida me vete. Nuk ka asnje kontroll apo standart se cfare thone mbi historine. Agjensite e kontrollit jane te padukshme, policia bashkiake po ashtu. Ne Shen Naum sbehet fjale nje grup te shkoje pa nje guide maqedonase e jo me te guidoje dhe po flas vetem per shen naumin se ne oher, shkup,budva dhe kotorr as behet fjale. Lali fiku te percaktoje nje stacion autobuzash turistik se jemi i vetmi kryeqytet qe nuk ka dhe Sulltani te rregulloje rrugen e Komanit. 40km duhen 2 ore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë