Rama dhe Veliaj vizitë familjes
së strehuar në banesë sociale

Rama dhe Veliaj vizitë familjes<br />së strehuar në banesë sociale
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizituan familjen e Gëzim Sulejmanit, një prej përfituesve të programit të banesave sociale të shpërndara nga Bashkia e Tiranës në Shkozë.
 
Gjatë bisedës që patën me familjarët të cilët u shprehën të kënaqur mbi këtë mundësi strehimi Veliaj deklaroi se brenda vitit do të jepen edhe rreth 1000 apartamente sociale.
 
Gruaja e cila më parë së bashku me familjen gjashtë antëtarëshe jetonte në një dhomë të vetme  është shprehur se tashmë kanë një shtëpi shumë të madhe.
 
“Tani kemi 3 dhoma dhe një kuzhinë, ne më parë flinim 6 veta në një dhomë. Tani secili ka dhomën e tij”, është shprehur ajo.

Rama:Luli i bllokoi,i zgjidhi lali Eri
Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se shpërndarja e banesave sociale për familjet në nevojë do të duhej të ishte kryer vite më parë.  Rama sqaroi se ndonëse projekti për banesat sociale nisi gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, ai u bllokua nga Lulzim Basha dhe u ‘çlirua’ nga Veliaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)