Rama:Diplomat para Reformës në
Arsim,tradhëti ndaj gjeneratës së re

Rama:Diplomat para Reformës në<br />Arsim,tradhëti ndaj gjeneratës së re
TIRANE-“Të gjithë merrnin nga një diplomë, diplomat fiktive përbënin jo vetëm një iluzion por dhe një tradhëti të madhe për të ardhmen e gjeneratës tjetër”.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama sipas të cilit, të diplomuarit para Reformës në Arsim janë një gjeneratë e tradhëtuar nga shteti.

Deklaratën kryeministri Rama e bëri gjatë një takimi me nxënësit me rezultatet më të mira në testimin PISA 2015.

Aktiviteti në të cilin merrte pjesë dhe Ministrja Nikolla u zhvillua në ambientet e rikonstruktuara të MAS.



Rama shprehu bindjen se nëse kjo reformë do të ishte zhvilluar 20 vite më parë, Shqipëria do të ishte krejtësisht një vend tjetër.

"Sikur Reforma në Arsim të ishte bërë 20 vite më parë sot do të kishim një diskutim tjetër në një vend tjetër. Por asnjëherë nuk është vonë dhe ne po e bëjmë.
Kemi ndërmarrë një reformë që të tjerët nuk e ndërmorën kurrë, pasi preferuan të mjaftohen duke i dhënë njerëzve lëmosha. Por asnjëherë nuk është vonë, për më tepër kur është në pyetje fati i një gjenerate të tërë që vjen pas. Nëse gjenarata atyre që lindën kur ndryshoi sistemi sot mund të konsiderohet një gjeneratë e tradhëtuar nga shteti.
Gjenerata juaj nesër duam të jetë një gjeneratë që jo vetëm të mos jetë e tradhëtuar por do ketë në dispozicion mjete të siguruar nga dija që do ti japin shumë më tepër mundësi për të ndryshuar botën. Ndryshimi i botës fillon nga ndryshimi i situatës në familjen tënde, rrugën e shtëpisë tënde, komunitetin tënd. Me siguri këtu ndër ju ka vajza dhe djem që kanë prindërit pa punë, me siguri ka ndër ju vajza dhe djem që përjetojnë vështirësinë e prindërve në fund të muajit për të përballur nevojat më të thjeshta të familjes
".

Rama tha se edhe pse reformat kanë kosto dhe duan kohë, Reforma në Arsim e ka dhënë impaktin e saj.
Fakti që këto arsye ju kanë motivuar më shumë e bën rezultatin tuaj shumë më tepër se një rezultat shkollor. Ky është rezultat i vetëvendosjes individuale për të përballuar me dinjitet, sakrifica dhe punë të ndershme sfidën e të qenit nesër njerëz. Ndryshimi sistemit që ka nisur në gjithë sistemin e  arsimit ka dhënë frytet. Në 12 vjet, nga 2000 e deri në vitin 2012, Shqipëria nuk bëri progres dot as 2 vende.
Sot jemi shumë më para dhe këtë vlerësim e bëri PISA. Kjo është nxitja jonë që të vazhdojmë në rrugën tonë për Reformën në Arsim
”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare