Rama do blejë deputetët e PD?!
Berisha: Ata nuk janë kriminelë

Rama do blejë deputetët e PD?!<br />Berisha: Ata nuk janë kriminelë
TIRANE“Reforma në drejtësi po bëhet mbi baza kurruptive".  Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Rama si kundërshtarin më të egër të saj. Në bashkëbisedimin me gazetarët Berisha akuzoi drejtpërdrejtë kreun e komisionit të posaçëm të kësaj reforme, Fatmir Xhafajn për lidhje me krimin.

"Ka angazhim të madh ndërkombëtar në reformën në drejtësi, mirëpo reforma ka pasur dhe ka që në fillim një kundërshtarë të egër, dhe siç faktuan zhvillimet, ky është Edi Rama, i cili vendosi procesin e reformës mbi baza ultrakorruptive. Emëroi ekspertë dhe në parlament individë në konflikt flagrant interesi. Fatmir Xhafaj, përfaqësues i klaneve të drogës, me dokumente. Derdhi në draft kompetenca që i ka vetëm ministri i Drejtësisë së Koresë së Veriut, bëhet ministër i gjykatësve dhe prokurorëve. Xhafaj, me nene shpalli supergjykatës së vendit kunatin e tij të dashur Sokol Berberin. Por si e zgjodhi? Më i vjetri i gjykatës kushtetuese - kështu e zgjodhi. Opozita nuk mund të pajtohej kurrë me një draft të tillë. Rama zgjodhi këta specialistë, që të gjithë pa përjashtim, njërës që është një zonjë, pa asnjë njohuri në të drejtën kushtetuese, për të bërë reformën që do të jepte drejtësinë në pëllëmbë të dorës. Venezia mbrojti parimet universale të një shoqërie të lirë. Venezia gjeti rrezikun e kapjes së sistemit të drejtësisë në disa nene", - tha Berisha.

Berisha u shpreh dhe për mundësinë e trafikimit të votave nga opozita për miratimin e reformës në drejtësi që siç është propozuar duhet të kalojë me 3/5.
 
"Kam bindje se Edi Rama nuk do mund të garantojë asnjë votë nga opozita. Pavarësisht kundërshtive që mund të kenë, opozitarët nuk janë kriminelë që shiten e blihen, nuk i përkasin merkatos së krimit janë njerëz të përgjegjshëm dhe me integritet. Kjo që përhap Edi Rama është presion që i bën aleatit të tij në qeverisje, vëllaut armik në qeveri. Ekzistojnë disa forma që emërimet të bëhen pa kapjen e gjyqësorit.  Ekspertët bënë propozimin, me këtë mazhorancë propozimet të bëhen me 2/3, mazhorancën tjetër le të kalohet me 3/5, sepse rrethanat...Ekspertët e t ëgjitha forcave politike e pranuan, por njëri prej tyre tha një fjalë të fundit do t'ua them kur të këshillohem me Edi Ramën. Rrëzoi propozimin logjik që dëshmonte se asnjëra palë nuk ka si ta kapë dhe vazhdoi me draftin e kulisave dhe thonë do ta çojmë në Venezia pa opozitës. Opozita do të bëjë gjithçka që reforma të bëhet mbi parime dhe standarde të pranuara. Opozita mbajti qëndrim parimor të shkëlqyer, nuk u ndikua nga akuzat e cakejve të qeverisë. Opozita ja doli të imponojë tërheqjen e draftit të dytë të kulisave. Rama është i verbër në revanshin e tij...por me këto hapa ai vetëm po pengon reformën", tha Berisha.
 
Deputeti demokrat u shpreh se e mbështet kërkesën e presidentit Nishani për një tyrezë me liderët politikë për reformën në drejtësi.
"Presidenti kishte  të drejtë thirrjen e kryetarëve të partive politike në mënyrë që ti inkurajonte për një përballje të përbashkët të një problemi themelor siç është kushtetuta e re, më shumë se gjysma e neneve të kushtetutës që ndryshohen. Njeriu që refuzoi këtë është Edi Rama, pa pjesëmarrjen e PS tryeza nuk mund të bëhej", u shpreh ai.
 
Gjithashtu ish-kreu i qeverisë kërkoi nga Prokurori që të hetojë lidhjet me krimin që sipas tij kanë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai bëri thirrje për revolucion paqësor për të larguar qeverinë.

"Nofka që i ka vendosur Shullazi është Saje Qorri, nuk e ka mohuar dot këtë se sa herë i përmend SHullazin ai e mbyll gojën dhe nuk flet asnjë presje. Kjo situatë paralajmëron një degradim të rendit dhe të sigurisë. Sot është bërë e zakonshme, patrullat policore thithin kanabis, fenomen që e kishim paralajmëruar. Sot më shumë se kurrë të marrim përgjegjësitë tona, të shpëtojmë vendin me një revolucion paqësor, nga kjo organizatë kriminale që quhet qeveri, e shndërruar në të tillë nga Edi Rama dhe lidhjet e tij të krimit. Të bëjmë gjithcka për të dalë sa më shpejt nga ky spiral shkatërrimtar. Të ngrihemi, dhe me revolucion demokratik t'i largojmë një sahat e më pare", u shpreh ish-kryeministri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit