TIRANE- Menjëherë pas takimit në Paskuqan Rama zhvilloi “këndin e fjalës” dhe me banorët e Kamëz. Rama u shpreh i sigurtë se këtë herë në Kamëz aleanca për Shqipërinë Europiane do të fitojë. Rama u bëri thirrje të heqin dorë nga vota krahinore dhe të ndahen nga politika qorre pasi nuk ka të ardhme me Berishën.
”Mos votoni në bazë krahinore. Nuk ka të ardhme me Saliun. Ai nga veriu ti nga veriu, po pse ai në rregull ndërsa ti ku fryn veriu?! “- tha Rama.
DO E DREJTOJ VETE PROCESIN E LEGALIZIMIT
Rama u tha banorëve se Berisha po i ushqen me përralla ndërkohë që premtoi se do të drejtojë vetë procesin e legalizimit të banesave të cilën kryeministri e ka nisur dhe I duhen 165 vjet për ta përfunduar.
Pse Shqipëria duhet të mbajë akoma një kryeministër që tregon përralla për një realitet që e kanë përditë. Përralla për mësues të lirë, nxënës të lirë, lirinë e tregut, konkurencën e lirë, shëndetësinë nga më të mirat në europë, apo arsimin nga më ekselentët. Edhe Kina ka filluar të shqetësohet se jemi rrotë më rrotë. Sot është champions liga dhe Saliu do të thotë më jepni votat që tju coj në finale. S’i mund të rrini prapa Saliut. Sali në humnerë e ju prapa Saliut. Saliu e ka në terezi s’ka shtëpi për të legalizuar. Me këtë ritëm I duhen dhe 165 vjet të tjera. Duhet të bëhet qerosi i vogël (një fëmijë që është në takim) katragjysh që të mbarojë legalizimi. Kush do legalizimin e shtëpisë 5 sekonda punë, një kryq te 29 sepse PS nuk është provuar në këtë aspekt dhe ju zotohem se procesin e legalizimeve do ta drejtoj vetë.
RAMA: BERISHA S'JU LEGALIZON SE DO T'JU MBAJE NE XHEP
Rama akuzoi Berishën se vetë pengon procesin e legalizimit për ta përdorur si premtim për fushatë zgjedhore për të marrë sërish votën.
“Kjo ka ndodhur sepse të gjithë ata që kanë ardhur nga veriu Saliu i ka në xhep dhe mendon se i duhen të varfër të palegalizuar që t’i ketë gjithmonën nën veten e tij. Ky soj gjysmë diktatorë e gjysmë të paaftë kështu vepron me popullin e mbështetësit e vet. Si shpjegohet se aty ku ka më shumë papunësi e të varfër votojnë Saliun, sepse këta njerëz janë më të lehtë për t’u manipuluar pasi do ia marrë votën me një thes me miell.”- tha Rama.
RAMA: PS- LSI DO FITOJE NE KAMEZ
Kreu i PS-së u shpreh se ka një rritje të ndjeshme të vetëdijes të të ardhurve në Tiranë për rilindje. “Kur po vija, pashë shtyllat në mes. Dikur ishin vetëm flamujt e PD. Në zgjedhjet e kaluara ishte dhe PS e PD e të themi barazim. Tani është PS, LSI e PD dhe do fitojë “aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe unë”- tha Rama në fillim të fjalës së tij duke shtuar se “fillimi i shiut do jetë berëqet i madh në Kamëz”
DO HEQ TAKSEN E BIZNESIT TE VOGEL
Rama u premtoi se do të heqë taksën biznesit të vogël, ndërsa akuzoi kryeministrin se I ka trefishur ato.
“Duhet të kesh kujdes se aty ku thotë do ta rregulloj e ha dyfish. U tha më jepni votën se do ua përgjysmoj taksën e biznesit të vogël. I mori votën dhe në entuziazëm e sipër ia përgjysmoi dhe një vit më mbrapa i futi taksën e sheshtë mbi atë gjysëm, dhe tvsh dhe: llogaria e votës, ia dhanë për ta përgjysmuar e hëngrën 3 fish.
Sic e hëngrën ata në bujqësi. I tha jepni votën se do ua bëj naftën 400 lekë, sot nafta ka vajtur 800. E paguajnë naftën nis mercedez i Xhelal Mziut, (ndërhyn njëri) BMV e ka? E mirë e ka ndërru se Xhelali i ndërron çdo vit. Ne do heqim taksën e biznesit të vogël, atë që Saliu e përgjysmoi ne do e heqim fare. Rama u premtoi mësuesve punësim edhe nëse nuk kanë teserën e PS-së.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com