Rama: Do heq foton e Presidentit
nga zyrat, do vë Ismail Qemalin

Rama: Do heq foton e Presidentit<br />nga zyrat, do vë Ismail Qemalin
TIRANA - Kreu i PS Edi Rama në emisioni “Ilva Tare Tonight” flet për zgjedhjet e 23 qershorit.  Rama është shprehur se menjëherë pas zgjedhjeve do të heqë foton e Presidentit për të vënë atë të Ismail Qemalit. Ndërsa në lidhje me impaktin negativ të tradhëtarëve dhe të pavarurve ai thotë se është zero. Nanon e quan dhe mumje.

Mbi ç`kriter i bëtë listat për deputet?
S’ka qenë një vendim imi personal dhe pse unë kam fjalën e fundit si kryetar, por është dashur të bëhen konsultime të imëta për të ndërtuar një skuadër komëbtare që të fitojë betejën dhe nëpërmjet cilësisë së deputetëve, për të ndërtuar skuadra në çdo qark që mishërojnë jo vetëm aspirata, por dhe përkatësinë duke respektuar shumë nga elementët që lidhen me strukturat përbërëse të qarqeve.

I njihni të gjithë ata që keni vënë në lista?
Sigurisht i njoh.

A u mor mendimi i bazës socialiste?
S’është marrë mendimi në formën e një mendimi tradicional. Nuk e bën asnjë parti që zhvillon zgjedhjet në këtë sistem, por është marrë mendimi i opinionit publik, nëpërmjet anketimit për të testuar çdo skuadër.

Kishte dhe emra të panjohur?
Po kishte. Kemi individë që janë të panjohur ndërkombëtarisht, por që janë të njohur për pjesë të ndryshme të komuniteteve që ata përfaqësojnë.

Me kompaktësinë në një skuadër çfarë nënkuptoni?
Ne s`kemi patur asnjë herë probleme diskutimesh, debatesh me rivalitete të ndryshme. Kemi patur një problem që ka qenë ruajtja e një vizioni strategjik dhe bashkimi i energjive për të ndjekur këtë vizion pa vendosur axhendën personale mbi atë të skuadrës sonë. Është kjo axhendë që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

Duhet të reflektoni për një reformë në sistemin zgjedhor?
Ky është një sistem demokratik. Me sa diferenca fitojmë, këtë e përcakton populli e jo sistemi. Një diferencë e ngushtë e prodhon një ndarje e mandateve. 23 qershori do tregojë se ky sistem mund të bëjë dhe një diferencë të madhe. Ne na mjafton 60 % e votave.

Aleatët, thatë se s’keni nevojë për besnikë qorra si ata të aleancës së djathtë. Sa mundësi kanë të përfaqësohen në qeveri?
Ne do të ndajmë përgjegjësitë politike në bazë të kontributeve që secili do të sjellë në 23 qershor.

Sa efekte ka dëmi ndaj PS nga largimet e tre deputetëve?
Zero. S’ka budallenj në Shqipëri që të rendin pas berihait. S’do votojnë disa personazhe që kanë dalë në rrugët e kandidimit të pavarur vetëm për të bërë dëm e jo për të marrë mandat.

Edhe kandidimi i Priftit përveç Malajt si i pavarur?
Këtu përfshihet çdo lloji prifti e hoxhe që nuk është as prift as hoxhë. Të thuash jam socialist i vërtetë, do thotë që në mënyrën më qorre ti s`bëhesh pjesë e pushtetit të Sali Berishës.

Moskandidimi i Agron Dukës ka qenë presion i LSI për t`i lënë vend Lefter Kokës në Durrës?
Jo. Unë kam mbrojtur mendimin se dy kunetër në dy forca aleate në të njëjtin front, do ishte shumë për një qark.

Mund të shkaktojë probleme për PS kandidimi i Dukës në PR...?
Zero.

Pse nuk u përfshi në listë Ilir Gjoni, marrëdhënia me të?
Listat janë ndërtuar për të patur inpaktin maksimal në territorin publik. Marrëdhëniet janë normale.

E keni lexuar statusin e tij në Facebook?
Jo.

Pse kandiduat në Vlorë?
Si i lindur dhe i rritur në Tiranë, i bie të kem komplekse në Tiranë. Unë në Tiranë jam, në Tiranë do bëj fushatë si kudo në Shqipëri. Kam zgjedhur qytetin e pavarësisë, kjo pasi përbën mesazh shumë të thjeshtë. Pas 100 vitesh ne kemi nevojë për të marrë përsipër ndryshimin. Duke kandiduar në Vlorë në fakt kushdo që është deputet i Vlorës ka privilegjin të jetë deputet i çdo troje, sepse është Vlora është qyteti i pavarësisë.

E bëtë për normalizuar lëvizjen e 3 deputetëve të PS nga Vlora?
Jam krenar kur dëshmoj këto emra si Arben Isaraj e Eltar Deda apo të tjerë. Jam i bindur se ata s’janë aspak të lumtur që s’janë në skuadrën e Rilindjes, me shumë përkushtim për qëllimin tonë të përbashkët, ata kanë mbajtur qëndrime shëmbullore. PS është krejt e ndryshme nga sa e përshkruajnë tradhtarët apo renegantët që u bënë zhele e shkuan bashkë me Saliun.

E keni fjalën edhe për Malajn për tradhëtarë?
Për axhendë personale të mbivendosur mbi axhendën kombëtare të PS, që e bën inkopatibël rolin e një individi në një skuadër. Askush nga ne nuk është i domosdoshëm që të cënojë në mënyrë të vazhdueshme axhendën e përbashkët duke vendosur një axhendë personale.

Mardhëniet tuaja me kryetarin e Vlorës, janë të konsumuara?
Janë normale.

Koço Kokëdhimën e ftuat si mik apo si të majtë në PS?
E kam ftuar si një bir të Bregut që do përfaqësojë Qarkun e Vlorës. E kam ftuar si një botues, që ka kontribuar në vite për të majtën, si një opozitar që i ka rezituar lirisë editoriale dhe presioneve të pashmebullta si dhe sipërmarrës që është dëshmia e gjallë e rrënimit të mospërfilljes së shkatërrimit të kompanive të veta. E kam ftuar si një person që përmban një kulturë dhe dituri të mjaftueshme për të shtuar një vlerë.

Kokëdhima ka përfituar nga ju si kryetar bashkie...?
20 vjet investim i familjes socialiste progresiste për një njeri që ka qenë gjithçka, e përfundoi si larvë. Por më keq se larva se është i pagëlltitshëm. Shkoni të gjitha faktet, tregojani publikut. Investigoni. Koçua s’ka përfituar asgjë më shumë seç i ka takuar.

Rikthimi i Fatos Nanos që do jetë përkrah Malajt në fushatë?
Si do thoshte Endri Fuga filmi “Rikthimi i Mumjes”

Po e quani Nanon mumje?
Metaforikisht.

Si do jetë Shqipëria në 24 qershor nëse fitoni ju?
S’kam shkop magjik që ta kthej më 24 qershor në parajsë.

Nëse e majta dhe e djathta dalin barazim, do uleni me Berishën?
S’ka asnjë mundësi që mbeturinat e së majtës të nxjerin barazim.

Çfarë do ndryshoni?
Do heqim foton e presidentit. U thashë “Vini Ismail Qemalin”. Jo donin Topin e donin Jarin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqitarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari