Rama: Do përmirësojmë akademinë ushtarake, të bëhemi model dhe pikë referimi për të rinjtë

Gjatë prezantimit të 'Buxhetit 2022' për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura duhet të jetë një model në çdo pikëpamje ndërsa shtoi se do të ndërtohet një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe pikë referimi për të rinjtë. Sakaq, Rama deklaroi se në vitin 2022 do të fillojë megaprojekti me disa faza.

“Ushtria shqiptare të bëhet një model në çdo pikëpamje. Hyrja në rrugën e karrierës ushtarake që është dera e akademisë, nuk mund të pretendojmë të jemi aty ku mund të jemi, duke pasur një bazë që është shumë larg së qenit në lartësinë e asaj që meritojnë ata që rregjistrohen për të studiuar në akademinë ushtarake. Baza e edukimit për një ushtri që synon të ngjisë pak nga pak shkallët në klasifikimin e cilësisë së vendeve të NATO-s. Do fillojmë në vitin 2022 një megaprojekt me faza, me një fazë të parë që do garantojë gjithçka sot ne na duhet të ofrojmë, dhe pastaj me një fazë të dyte e të tretë për atë që duam në të ardhmen. Do ndërtojmë një akademi ushtarake që të jetë model cilëse dhe të jetë pikë referimi për të rinjtë e të rejat që i hyjnë kësaj rruge, por edhe për ata që duan të hyjnë në karrierën ushtarake si vende të NATO-s.”-deklaroi Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022 për Mbrojtjen, Rama para Forcave të Armatosura: Vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat! Ministri: Është 32% më i lartë se i këtij viti


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë