Rama: Do pranohen më shumë se
20.211 studentë, s’ka rritje tarifash

Rama: Do pranohen më shumë se<br />20.211 studentë, s’ka rritje tarifash
Më shumë se 20.211 do të jetë kuota e pranimeve në universitetet. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter.

Nëpërmjet këtij statusi Rama u drejtohet opozitës dhe të gjithë atyre që nuk e votuan dhe e kundërshtojnë ligjin e ri të arsimit të lartë duke i pyetur se përse gënjejnë me deklaratat e tyre.

Teksa jep shifrën e kuotave të pranimit Rama thotë se as tarifat e studimit nuk do të rriten duke ju përgjigjur edhe në këtë rast pretendimeve se ligji i ri do të rriste tarifat e studimit për studentët.

“1 pyetje per genjeshtaret:Sot u vendosen +20.211 kuota pranimi në universitete dhe tarifat e studimit s'rriten asnje qindarke! Pse genjeni?!” – shkruan Rama
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë